PE-ja paralajmëron lakun në fyt kundër Serbisë për shkeljen e marrëveshjes së Ohrit dhe refuzimin e sanksioneve kundër Rusisë

PE-ja paralajmëron lakun në fyt kundër Serbisë për shkeljen e marrëveshjes së Ohrit dhe refuzimin e sanksioneve kundër Rusisë
PE-ja paralajmëron lakun në fyt kundër Serbisë për shkeljen e marrëveshjes së Ohrit dhe refuzimin e sanksioneve kundër Rusisë

Gani Qarri

  • 10 May 2023 - 15:23

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Kjo sjellje parimore e euro parlamentarëve, është edhe një paralajmërim serioz për Serbinë se tash e tutje nuk mundë dhe as nuk do të tolerohen sjelljet mashtruese dhe qëndrimet dyfytyrëshe të saj, herë me lindjen e herë me perëndimin, duke nënshkruar marrëveshje në dialog me Kosovën dhe pastaj nën ndikimin e politikës ruse, duke mos i zbatuar ato në praktikë. Për aq më tepër, i papranueshëm konsiderohet edhe deklarimi i Vuçiqit, se ajo që është pranuar deklarativisht, nuk është obligative për zbatim ligjërisht, andaj ky akt parimor i veprimit nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit evropian, është edhe një paralajmërim për Serbinë se mundë të bllokohet shumë shpejtë procesi i anëtarësimit, të ballafaqohet me acarim të sanksioneve, apo edhe me izolim!

 

Fatmirësisht duket se më në fund evropianët po zgjohen dhe pas Marrëveshjes së Ohrit gjërat do të trajtohen më seriozisht se deri më tani, madje me insistim të grupit të Euro parlamentarëve të Gjelbër, në Parlamentin Evropian edhe është evidentuar se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e fundit, duke votuar kundër Kosovës. Ky veprim bie në kundërshtim të hapur me marrëveshjen e akorduar, ndaj vije si konstatim dhe vërejtje, për Serbinë, të cilit i janë shtuar edhe amendamentet ku theksohet Serbia e ka shkelur marrëveshjen mes dy vendeve duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Kështu që duket se shkelja e vazhdueshme e marrëveshjeve të nënshkruar në dialog me Kosovën dhe mashtrimi me mos zbatim të tyre, më në fund po i kthehet në bumerang Serbisë, për çka asnjëherë nuk është theksuar kjo çështje nga ndërmjetësuesit e deritashëm dhe Serbia ka shpëtuar pa asnjë vërejte, e të mos flasim për veprim me sanksione ndëshkimi! Për aq më tepër, të Gjelbrit në amendamentin e tyre kërkojnë të shprehet edhe “keqardhje” që Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Ohrit, duke votuar kundër pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe bojkotuar zgjedhjet në Veri të Kosovës. Në raport ceket po ashtu,se këto janë të orkestruara në Beograd, përfshi edhe frikësimin e politikanëve të opozitës”, thuhet në njoftimin e publikuar të raportit me 104 pika që është miratuar në Këshillin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku janë shtuar edhe 11 amendamente për të cilat do të diskutohet gjerë e gjatë edhe në seancën plenare të parlamentit Evropian. Kështu që kjo sjellje parimore e euro parlamentarëve, është edhe një paralajmërim serioz për Serbinë se tash e tutje nuk mundë dhe as nuk do të tolerohen sjelljet mashtruese dhe qëndrimet dyfytyrëshe të saj, herë me lindjen e herë me perëndimin, duke nënshkruar marrëveshje në dialog me Kosovën dhe pastaj nën ndikimin e politikës ruse, duke mos i zbatuar ato në praktikë. Për aq më tepër, i papranueshëm konsiderohet edhe deklarimi i Vuçiqit, se ajo që është pranuar deklarativisht, nuk është obligative për zbatim ligjërisht, andaj ky akt parimor i veprimit nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit evropian, është edhe një paralajmërim për Serbinë se mundë të bllokohet shumë shpejtë procesi i anëtarësimit, të ballafaqohet me acarim të sanksioneve, apo edhe me izolim!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".