Lexoni edhe:
Gjykata Kushtetuese mjet shantazhi në duart e opozitës kundër Qeverisë dhe shtetit për lakmi të ulët të pushtetit
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri janë përcaktuese në përkushtimin e qytetarëve shqiptarë, për funksionimin e shtetit demokratik dhe sundimin ligjor, dhe qytetarët shqiptarë do të duhej të deklarohen: a do ti thonë “JO më” vazhdimësisë së lidershipit politik shqiptarë i cili ka dështuar që shoqërisë shqiptare t'i ofroj shërbime publike cilësore, dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë të barabartë për të gjithë individët dhe shoqërisë di tërësi.
-Sundimi i demokracisë brenda një shteti dhe posaçërisht tek shoqëria dhe shteti shqiptar kërkon energji të re të individëve me formim dhe sjellje demokratike, me njohuri të reja të kohës dixhitale, me qasje të re në përputhje me zhvillimet e industrisë dixhitale, që do të mundësonte përparimin e shoqërisë dhe demokratizimin e saj dhe si rrjedhojë edhe përmirësimi e jetës së qytetarëve, duke e bërë shtetin shqiptar, shtetin e së drejtës ku sundon demokracia dhe rendi ligjor për të gjithë pa dallim.
Prandaj edhe është koha që qytetarët shqiptar përmes votës së 14 Maji , ti thonë PO,shtetit ligjor,PO sundimit të demokracisë, PO vlera civilizuese demokratike. Dhe përmes votës ti thonë JO krimit, JO korrupsionit dhe JO lidershipit politik të korruptuar, e të lidhur me nëntokën e krimit. Prandaj votoni të dashur qytetarë shqiptarë për interesin tuaj, për shtetin demokratik ku sundon ligji dhe e drejta për të gjithë qytetarët, dhe përmes votës largojini të gjithë klasën politike që janë pengesë, e interesave të qytetarëve dhe shtetit shqiptarë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".