Lexoni edhe:
Mjaft me denoncime e etiketime anonime, të zbulohen ashiqare kush janë prokurorët e korruptuar që po i bëjnë avokatinë nëntokës së krimit të organizuar
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri, janë momenti vendimtar i ndryshimit të madh jo vetëm politik, por edhe historik, me votën e lirë të qytetarit shqiptar të lodhur e të rraskapitur, nga qeverisja e korruptuar në të dyja nivelet e pushtetit, të grupit mafiozë politik të Edi Ramës që në këto dy mandate kanë uzurpuar çdo gjë dh e kapur edhe vet shtetin.
-Me një fjalë,14 maji i këtij viti, është dita "D" e qytetarit shqiptar për të vendosur ndryshimet në vend dhe dëshmuar, nëse është i gatshëm dhe i vetëdijesuar për ta ndëshkuar qeverisjen e deritashme të lidhur me nëntokën e krimit të organizuar dhe mafies. Qytetarët shqiptar, me votën e tyre, është koha që të tregojnë, se tanimë kanë edhe vullnetin, për tu shkëputur përfundimisht nga robëria dhe shfrytëzimi i karteleve të drogës të cilat janë instaluar deri në maje të pushtetit dhe identifikohen me institucionet zyrtare të vet shtetit shqiptar. Edhe një analizë e zhvillimeve në Shqipëri, lidhur me zgjedhjet vendore, e bërë nga Instituti i Studimeve Ballkanike në Lubjanë të Sllovenisë thekson se 14 maji është një datë që duhet ta nxjerr Shqipërinë nga udhëkryqi i madh dhe pa adresë, në rrugë të drejtë demokratike e zhvillimore, të shkëputur nga lidhja me krimin që deri më tani e ka kapur dhe sunduar Shqipërinë.
Analiza mban titullin “Zgjedhjet vendore në Shqipëri, zgjedhje mes karteleve të drogës ose një republike parlamentare”!
Sipas analizës, shqiptarët do të kenë mundësi të zgjedhin nëse duan të kenë edhe në të ardhmen kartele droge dhe një pushtet që qëndron në këmbë nga blerja e votës dhe frikësimi i qytetarëve, apo të zgjedhin një Republikë Parlamentare, e cila shqiptarëve u është mohuar gjatë dhjetë viteve të fundit.
Votimet vendore përfaqësojnë një lloj zgjedhjeje për qytetarët e Shqipërisë, nëse duan të kenë një kartel droge që do të sundojë vendin /ose një republikë parlamentare, e cila më së shumti u është mohuar apo vjedhur qytetarëve në 10 vitet e fundit nga mafia e udhëhequr prej Edvin Ramës. Zgjedhjet duhet të jenë transparente, të lira dhe të ndershme pa blerje të votuesve dhe vota të paguara nga “fondet e zeza”, të cilat sigurohen nga paratë e pista, si biznesi i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore, sepse të ardhurat nga biznesi i drogës tejkalojnë madhësinë e buxhetit të shtetit shqiptar. Koncepti politik i mbajtjes së Edi Ramës në pushtet bazohet, pikërisht në blerjen e votave dhe frikësimin e qytetarëve, i cili pikërisht për këto qëllime ka rezervuar shuma të pakufizuara parash me origjinë të dyshimtë dhe një aparat të ashpër represiv”, thuhet në analizën e institutit slloven i cili edhe qon mesazhe te qytetarët shqiptar që të jenë të kujdesëm në adresimin dhe përcaktimin e votës së tyre më 14 maj. Madje në këtë raport analitikë, zbulohen në detaje arsyet kryesore pse këtë herë shqiptarët duhet ti thonë, një jo të madhe vazhdimit të qeverisjes nga socialistët e Edi Ramës.
Analiza vijon më tej, duke evidentuar se në Shqipëri korrupsioni është i pranishëm në çdo segment të qeverisjes, ndërsa presionet politike, sipas raportit, kanë frikësuar edhe gjyqësorin të hetojë në mënyrë efikase, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e kanë penguar gjyqësorin edhe të funksionojë plotësisht dhe në mënyrë të pavarur.
Korrupsioni është i pranishëm në të gjitha segmentet dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes, përfshirë prokurimin publik dhe partneritetin publiko-privat, kurse qeveria mafioze e Edi Ramës, përkundër gjithë ndihmave të marra nga mbarë bota, tash e 4-5 vite, rezultoi e pasuksesshme, si në eliminimin e pasojave ekonomike ashtu edhe të pasojave sociale të tërmetit të trefishtë të vitit 2019. Pyetja e pashmangshme për Edi Ramën është, pse Shqipëria mbetet ende bindshëm vendi më i varfër në Evropë, ndërkohë që ka një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi"?!, thuhet me të drejtë në këtë raport paraelektoral të studimit të situatës në Shqipëri.
Duke u ndalur në pritjet për ndryshim që duhet të sjellin zgjedhjet lokale të 14 majit, raporti thekson se fushata është fokusuar në qytete të mëdha si Tirana, Elbasani dhe Durrësi, ku sipas sondazheve ka një shkallë barazie mes Partisë Socialiste dhe koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, koalicion ky që ka një trend pozitiv të sigurimit të mbështetjes së vazhdueshme te votuesit në nivel shteti, duke përfshirë edhe jugun e dominuar deri më tash nga Socialistët. “Edhe pse ka një luftë për çdo mandat dhe çdo votë, fushata zgjedhore është ende e fokusuar në qytetet e mëdha si Tirana, Elbasani dhe Durrësi, kurse sondazhet e opinionit publik tregojnë një shkallë të drejtë barazie mes Partisë Socialiste dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dominon në veri të Shqipërisë (Shkodër, Tropojë, Kukës, Lezhë dhe Has), ndërsa mbështetja po rritet edhe në jug të vendit”, përderisa në analizë raportohet edhe për probleme të tjera që lidhen me trafikun e drogës, fuqizimin e grupeve kriminale dhe korrupsionit, që sipas raportit, janë bërë shkak që Shqipërisë i janë mbyllur deri më tani rrugët e integrimit në BE.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".