Lexoni edhe:
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është zgjidhja vetme që po mbetet Kosovës përballë kushtëzimeve për Asociacionin, model i Republikës Srpska
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Serbia para se të luaj me ultimatume dhe kërcënojë përsëri Kosovën, le t`ua formojë Asociacionin shqiptarëve që jetojnë nën Serbi, për ti dhënë shembull Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar, se si duhet të veprohet edhe me serbët në Kosovë! Përndryshe e ashtuquajtura "listë serbe", nuk mund dhe as nuk guxon të lejohet, që pa pjesëmarrje në zgjedhje dhe fitimin e besimit nga qytetarët, të hyj e dal sa herë do dhe si dëshiron ajo, në institucionet tona shtetërore, siç vepronte në të kaluarën.
-Ka ikur koha dhe njerëzit, kur ajo mund të kushtëzonte dhe sillej si dëshironte, madje kjo dorë e zgjatur e Serbisë dhe instrument politik i Aleksandër Vuçiqit, paraprakisht duhet të vendosë, se kujt do ti shërbejë dhe për kënd do të angazhohet e punojë, në të ardhmen, nëse vërtetë mendon të rikthehet në institucionet tona shtetërore. Kjo për vet faktin e pështirë, se qysh prej katapultimit të saj, nga Thaçi dhe Vuçiq, ajo vetëm për serbët dhe veriun, nuk ka punuar asnjëherë dhe gjithmonë ka qenë e ka mbetur, vetëm vegël e padronit Aleksandër Vuçiq dhe Serbisë fashiste, për kontaminimin e serbëve lokal dhe tendosjen e gjendjes me bandat kriminale të Milan Radojçiqit.
Prandaj edhe largimin e saj, nga institucionet e Kosovës, nuk e kanë vajtuar as vet serbët lokal, se lëre më Qeveria jonë dhe institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Kështu që as takimi i së hënës në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë për ecurinë e zbatimit të marrëveshjes, jo vetëm që nuk do të jetë vendimtar, por as takimi i fundit, për të vazhduar me dakordim nga të dyja palët, siç nuk do të lejohet bllokim as dështim me rrezik për acarim të mëtutjeshëm dhe destabilizim të gjendjes në veri, ngase bisedimet në fakt, ka mbi një dekadë që kanë nisur, janë ndërprerë e kanë rifilluar disa herë, sidomos pas ndryshimeve madhore politike në Kosovë, por me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, serish kanë vazhduar. E sa i takon refuzimit, apo jo të krerëve të listës serbe, koha e tyre ka perënduar dhe prej momentit të tërheqjes "vullnetare" nga institucionet e Republikës së Kosovës, të diktuar me urdhrat e Vuçiqit, duhet të jenë të vetëdijshëm dhe ta kuptojnë, përfundimisht se as njerëzit që kanë favorizuar përdhosjet e saj nuk janë më në fuqi, dhe për këtë "srpska listë" apo tjerat që mund të tentojnë të vetë krijohen, as që do të jetë më kurrë, si ishte përpara. Kosova ka mbajtur zgjedhjet e lira e demokratike, në katër komunat në veri, të cilat janë pranuar nga vendet e QUINT-it dhe faktori ndërkombëtar, e lista serbe, në qoftë se do të ekzistoj si e tillë deri atëherë, pas 2-3 vitesh, mund të konkurrojë në zgjedhjet e reja, që sipas ligjit duhet të mbahen.
Por ajo, nuk mund të rikthehet në institucionet e Kosovës, pa kushtin që të punojë e interesohet për njerëzit, që mund t`ia japin votën dhe jo për Vuçiqin. Përndryshe sa u takon Rakiçit dhe të tjerëve, as tani, nuk interesohet kush, se kthehen apo jo, bile, pa marrjen e besimit me votë të qytetarëve, as që duhet të lejohet më, ti kontaminojë me kriminalitet edhe pjesëtarët e pakicës serbe. Institucionet tona, Goran Rakiç me bashkëmendimtar, i kanë braktisur me urdhër të një shteti tjetër, si Serbia, që ka kryer krime e gjenocid në Kosovë dhe tash e mbi dy dekada, mban qëndrim të skajshëm armiqësor ndaj vendit tonë. As krijimi i asociacionit nuk mund të ndodhë me kushtëzime të të ashtuquajturës "listë serbe" dhe as të bashkëpunëtorit të bandave kriminale dhe grupeve kanibaliste serbe, që gatuajnë QEBAPA me mish njeriu, Aleksandër Vuçiqit, Kosova është shtet i pavarur dhe ofron opsionin që është i mundur në kushtet dhe mundësit e saj, një opsion që lejohet nga ligjet e Kushtetuta e vendit tonë dhe nuk rrezikon shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Madje kryeministri Kurti ka ofruar edhe propozimin më të mirë të mundshëm, sipas modelit kroat, të cilin e kanë pranuar serbët që jetojnë atje dhe vet Serbia. Ndaj nëse as ky model nuk është i pranueshëm për ta, asnjë procedurë e ashtuquajtur ultimative sipas dokumentit të prezantuar nga ekipi serb për krijimin e “republikës serbe” edhe në Kosovë, nuk mund të pranohet. Nuk mund të pranohet sepse këtu bëhet fjalë për Kosovën dhe jo për Serbinë, Vuçiq mundet t`ua formojë asociacionin shqiptarëve që jetojnë atje, për ti dhënë shembull edhe Kosovës se si duhet të veprohet me serbët në Kosovë.
Këtë duhet ta ketë parasysh edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nëse vërtetë dëshiron që takimi i ditës së hënë, në nivel kryenegociatorësh, ashtu siç ai e ka cilësuar, të shfrytëzohet si mundësi e mirë për t’i adresuar në mënyrë të duhur, çështjet e dialogut. Vetëm me reciprocitet dhe trajtim të barabartë, Lajçak mund të shndërrohet në shtytje për zgjidhje pozitive të çështjeve në dialog, bashkë me Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, Samantha Pover, e cila edhe specifikoi se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duhet të siguroi përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Prandaj siç shprehet edhe zonja Samanta Pover, është e rëndësishme që të vazhdojë procesi i cili përfundimisht do të çojë në njohjen e ndërsjellë”, kurse nënshkrimi i deklaratës për personat e zhdukur, është edhe një hap përpara, në ndriçimin e fatit të mbi 1 mijë e 600 personave që mbeten ende të zhdukur e cila si anëtare e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Joe Biden, ka ardhur në rajon për ta ndihmuar marrëveshjen e fundit për normalizim që është shumë e rëndësishme të zbatohet nga palët,e veçanërisht nga Serbia.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".