Manovrime mashtruese të Aleksandër Vuçiqit për riaktivizimin e zyrave të MUPI-t ilegal serb në veri të Kosovës

Manovrime mashtruese të Aleksandër Vuçiqit për riaktivizimin e zyrave të MUPI-t ilegal serb në veri të Kosovës
Manovrime mashtruese të Aleksandër Vuçiqit për riaktivizimin e zyrave të MUPI-t ilegal serb në veri të Kosovës

Xhevat Meha

  • 16 May 2023 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Me këto manovrime, Vuçiq do që t'i mbaj të mashtruar një pjesë të qytetarëve serb që jetojnë në këtë pjesë se Serbia është shteti i tyre. Po ka edhe një anë tjetër kjo manovër. Në Serbi vepron rrjeti rus që kërcënon Vuçiqin.

- Këto ditë ka pasur raportime për kthim të pjesëtarëve të MUP-it në pjesën veriore të Kosovës. Kthimi i këtyre pjesëtarëve është dëshirë e Serbisë por është e pa realizueshme, dhe këtë e di Vuçiqi. Po çfarë pluhuri po ngritët nga kjo atëherë? Vuçiq me kësi lloj manovrimesh do që si thonë me një të rame të ketë disa të vramë! Ne njërën anë tenton që të frikësoj institucionet e Kosovës në shtrirjen e tyre në pjesën veriore të Kosovës të cilën deri tani e ka kontrolluar Serbia.

Sidomos ketë e bënë tani për penguar eventualisht fillimin e punës se Kryetarëve të Komunave të zgjedhur përmes votës së lirë tani rishtas. Në anën tjetër, me këto manovrime, Vuçiq do që t'i mbaj të mashtruar një pjesë të qytetarëve serb që jetojnë në këtë pjesë se Serbia është shteti i tyre. Po ka edhe një anë tjetër kjo manovër. Në Serbi vepron rrjeti rus që kërcënon Vuçiqin. Dhe Vuçiq ndaj këtij kërcënimi mbrohet gjoja duke ndërmarrë vetë të gjitha veprimet që ka mundësi Serbia t'i marrë por njëkohësisht "pa futur Serbinë në luftë me NATO-n" siç deklaron herë-pas-herë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".