Lexoni edhe:
Manovrime mashtruese të Aleksandër Vuçiqit për riaktivizimin e zyrave të MUPI-t ilegal serb në veri të Kosovës
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Mjerisht zgjedhjet vendore në Shqipëri treguan se në çfarë gjendje kaotike dhe të pashpresë, ndodhet ky vend, ndaj në qoftë se nuk del së shpejti në skenë, ndonjë politik-bërës i zoti dhe emër i ri e i mirë përgatitur për udhëheqje të fortë dhe në gjendje për të bërë ndryshime rrënjësore, opozita e Shqipërisë me udhëheqjen e vjetër dhe të konsumuar jo vetëm politikisht, por edhe të lodhur e të pa aftë mjaftueshëm edhe fizikisht, për bartjen e kësaj barre kaq të rëndë, as që do të arrij të rikonsolidohet dhe ta marr veten shpejt.
Rezultati i votimeve të fundit në Shqipëri, tregoi katërçipërisht se mund të rrezikohet edhe më shumë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe e ardhmja evropiane e Shqipërisë, pikërisht për shkak të vazhdimit të instalimit edhe për një mandat të ri, të politikës që është shndërruar në politikë identitare të lidhjes me rrjetet ndërkombëtare të krimit dhe narko mafies, deri në Amerikën latine! Andaj për ta kompensuar humbjen kaq të rëndë, e bërë ndryshimet e nevojshme dhe marrë veten, të paktën për veprim më të denjë politikë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, opozita e bashkuar shqiptare, duhet të reformohet rrënjësisht dhe nxjerrë në krye të saj, emra të ri, të pastër e të papërlyer dhe me vullnet të fort për veprim të pareshtur e të denjë politik!
Misioni i Vëzhguesve të OSBE-ODIHR në Shqipëri ka publikuar të hënën raportin paraprak për zgjedhjet vendore që u zhvilluan ditën e diel, me ç`rast Shefja e misionit Audrey Glover e ka konsideruar ditën e zgjedhjeve të qetë por me ndikime, ndërhyrje partiake dhe prani të madhe të abuzimit e blerjes së votës. Siç shprehet Audrey Glover, në fakt, kandidatët bënë fushatë lirisht, por rastet e keqpërdorimit të burimeve publike, pretendimet për presion te zgjedhësit si dhe pretendimet për blerje votash ishin, shumë shqetësuese, thuhet decidivisht në raportin preliminar vlerësues të vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE në Shqipëri.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".