Lexoni edhe:
Shqipërisë i duhet urgjentisht një klasë e re politike e reformuar
Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri
Mediet ishin të kapura nga regjimi Rama dhe ato nuk është se bënin punën e tyre profesionale e të paanshëm, por thuajse në 90% e tyre ishin të sinkronizuara në mbështetje të Partisë Socialiste. Pastaj fenomeni i shitblerjes së votës ishte më prezent se kurrë përmes parës që vinte edhe nga bota e krimit, sidomos nga tregu i kokainës, me çka partinë në pushtet, PS sikur e bëri të pa konkurrencë.
Në Shqipëri ndodhi ajo që është karakteristikë e vendeve si modelit të Bjellorusisë së Lukashenkos, që tregoi se Shqipëria është një vend i pashpresë sa i përket funksionimit të demokracisë, zgjedhjeve të lira, ku njerëzit me vullnet të lirë votojnë se kush do i qeverisë. Çfarë pamë në këto zgjedhje është se nuk kishin të bënin me një proces demokratik, të lirë dhe të pandikuara nga bota e krimit, të padenja për një vend që aspiron të integrohet në BE. Vetëm në Sipëri, në zgjedhjet vendore u njësua partia me shtetin, pra i tërë aparati shtetëror ishte në shërbim të Partisë Socialiste, vetëm në Shqipëri ndodhi ajo që është parë vetëm në shtete me demokraci të dështuar, ku kryeministri kërcënon qytetarët se kush nuk voton për partinë e tij, nuk do të ketë bashkëpunim nga ana e qeverisë, nuk do të ketë investim. Mediet ishin të kapura nga regjimi Rama dhe ato nuk është se bënin punën e tyre profesionale e të paanshëm, por thuajse në 90% e tyre ishin të sinkronizuara në mbështetje të Partisë Socialiste.
Shqipërisë i duhet urgjentisht një klasë e re politike e reformuarLexoni edhe:
Pastaj fenomeni i shitblerjes së votës ishte më prezent se kurrë përmes parës që vinte edhe nga bota e krimit, sidomos nga tregu i kokainës, me çka partinë në pushtet, PS sikur e bëri të pa konkurrencë. Sa I përket opozitës, edhe ajo bart me vete mëkatet e saja, konkretisht PD-ja e cila ishte e përçarë dhe doli me dy fraksione në këto zgjedhje, nuk është se nga qytetarët u pa si një alternativë më ndryshe nga PS-ja, dhe kjo bëri që shumë qytetarë të ishin indiferent gjatë ditës së votimeve. Sa I përket asaj se sa do të ndikojnë këto zgjedhje që prodhuan një proces të deformuar në integrimin e Shqipërisë në BE, mendoj se do të kenë ndikimin e tyre , pasi askush në Bruksel nuk mendon që duhet ta bëjë pjesë të vlerave të përbashkëta demokratike e humane , një shtet si Shqipëria e cila duket të jetë vend I pashpresa sa I përket funksionimit të demokracisë edhe për një kohë të gjatë. Zgjedhjet e 14 majit, i dhanë një grusht të rënd demokracisë funksionale në Shqipëri
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".