Lexoni edhe:
Varhelyi: Vendet e BE-së duan zgjerimin kah Ballkani
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Ky proces ka marr teposhtën, pas draftit të prezantuar me 2 maj dhe pas deklarimeve të Lojcakut se drafti do të vlerësohet si draft pune. Është fundi i këtij procesi që tashmë është bllokuar, dhe tash marrëveshja për asociacioni është shumë larg.
Varhelyi: Vendet e BE-së duan zgjerimin kah BallkaniLexoni edhe:
Draft statuti për Asociacionin është mollë sherri dhe është bërë në dëm të dialogut. Tashmë nuk ka gjë nga ky proces sepse Aleksandër Vuçiq e ka bllokuar tërë dialogun. Edhe zgjedhjet në veri i dështoi Aleksandër Vuçiq, kështu që tash mbetet që deri në vitin e ri për tu marr me draft statut. Pra Vuçiq triumfoj ndaj perëndimit dhe Kosovës përmes lojcakut dhe Borrelit që harruan se janë neutral në proces, filluan ashiqare të mbajnë anë dhe e shkatërruan procesin, enigma do të vazhdoj. Tani Po flitet edhe për hapjen e zyrave të MUP-it në veri të Kosovës, por kjo mendoj se as qe mundë të flitet. S’ka gjë prej kësaj çështje. Serbët lokal duhet të aplikojnë në policinë e Kosovës për punësim. Ata janë dalë nga institucionet me vetë dëshirë. Pra tash varet nga Qeveria e Kosovës se a do të shpalle konkurs. Tash varet shumë nga Kryeministri Kurti. Atje është dhe do të mbete njësia speciale e Kosovës, dhe policia e rregullt. Tash se çfarë do të ndodhë varet nga dialogu, i cili dialog merr kohë shumë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".