![](/uploads/kosova-sot/images/2023/May/18/200x200_Sali_Berisha1684411761.webp)
Lexoni edhe:
Berisha: Basha dhe Alibeaj të përjashtuar përfundimisht
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Rezultati përfundimtar nga KQZ-ja ne Shqipëri ku ka dal fitues Partia Socialiste, tregon se populli ende është duke jetuar në mjegull dhe sillet si i përgjumur, sepse mbi 60% të popullit rezulton ta kenë shitur votën vetëm për një grushte lek dhe ushqim. Një problem shumë serioz që vazhdon të jetë prezent në Shqipëri, dhe mundë të konsiderohet problemi më i madh në këtë shtet, është shantazhi dhe kërcënimi tek qytetarët që zhvillohet në mënyrë të fshehur gjatë fushatës zgjedhore.
Berisha: Basha dhe Alibeaj të përjashtuar përfundimishtLexoni edhe:
Kundër kandidati i Edi Ramës nga Partia Demokratike, si lider politik shpirtëror që i ka prirë fushatës, Sali Berisha, ka gabuar që i ka hyrë kësaj gare, do kishte qenë më mirë që kandidat të jetë dikush tjetër dhe i gjinisë femërore. Rikthimi i Sali Berishës për ta marr timonin e PD-s ka ndikuar negativisht sepse qytetarët e kanë konsideruar si figurë politike e cila pavarësisht meritave që ka pasur në të kaluarën, është konsumuar. Kjo ka qenë një arsye pse PD-jo do të duhej reformuar e ristrukturuar me lidership të ri të kohës , të besuar e të arsimuar, dhe mbi të gjitha të pa shantazhuar. Kjo qasje e gabuar e PD-së dhe shitja masive e votës nga qytetarët, treni bullgar dhe rrjetet mafioze që janë nën kthetrat e politikes, kanë bërë që PS ti fitojë zgjedhjet me një rezultat prej mbi 70% të votës në nivel të vendit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".