Lexoni edhe:
Jo vetëm të zbulohen e heshtën, por të hetohen e dënohen mega aferat korruptive të Shpend Ahmetit me vartësit e tij, në lidhje me mafien e ndërtimeve që e shkatërruan Prishtinën
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Kjo qeveri ka ardhur në pushet duke premtuar luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar prandaj qytetarët edhe e kanë votuar duke i besuar, sepse PSRK-ja nga zyrat e shtetit, edhe pse ishte formuar për hetimin dhe ndjekjen e krimit të nivelit të lartë, ja ka bërë dhe vazhdon të ja bëjë akoma avokatinë nëntokës së krimit të organizuar. Askush mbi ligin nuk duhet të lejohet e të sillet si pronar i shtetit duke mbajtur peng, të kontrolluara e të uzurpuara shtyllat kryesore, që janë KPK dhe KGJK- kupola t e zbatimit të ligjit për sistem efikas të drejtësisë, në interesin e përgjithshëm të shtetit, në shërbim të qytetarëve dhe jo të nëntokës kriminale e të mafies.
-Tash e kanë rastin e fundit dhe ideal, që Qeveria e Kosovës, Kuvendi dhe Presidenca, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë të ju shkojnë deri në fund ndjekjes së të gjitha skandaleve korruptive e të abuzimit me interesin publik dhe të shtetit, të kërkojnë nga drejtësia që pa pardon personat e përfshirë nëpër afera të përfundojnë në burg. Mjafton të merret shembull rasti i fundit dhe prej aty të niset tutje, afera korruptive e NPB-s në Prishtinë, dhe të vazhdohet me të gjitha kompanitë ndërtimore që kanë përfituar leje të dyshimta dhe në bashkëpunim me nëntokën e krimit të organizuar, ku secili rast duhet të ndërpritet nëse është në kundërshtim me ligjin, e jo t'iu lejohet që ta shkatërrojnë Prishtinën dhe Kosovën gjithandej me ndërtime te egra edhe në zonat e ndaluara me ligj, për interesat personale e grupore të grupeve kriminale.
Pas rihapjes së problemit të madh të mega aferës së NPB-s në Prishtinë, duhet të aktivizohen urgjentisht Qeveria e Kosovës, Kuvendi dhe Presidenca , së bashku me Ministrinë e drejtësisë, dhe ti bëjnë presion të ligjshëm mbi bazë të kompetencave ligjore e kushtetuese PSRK-së, për të filluar një gamë të gjerë të hetimit të krimit të organizuar në fushën e ndërtimeve në komunën e Prishtinës, për këto 12 vitet e fundit e sidomos për dy mandatet e fundit të Shpend Ahmetit, kur edhe ka ndodhur afera më e madhe e pastrimit të parasë së pistë të krimit të organizuara nga mafia e ndërtimit.
Jo rastësisht Shpend Ahmeti e kishte zgjedhur për zëvendës të tij Selim Pacollin, në vend të Dardan Sejdiut të cilit ia kishte mundësuar dhënien e pa kufishme të metrave katrorë leje ndërtimore, nëpërmes të kompanive të ndryshme iniciale të njohura e të pa njohura të cilat kontrollon nga ana e Pacollit, por që nuk ka pasur kapacitete as mundësi ndërtimi akoma për të realizuar as çerekun e tyre. Në këtë lidhje të krimit të Organizuar Shpend Ahmeti i ka pasur vazhdimisht krah të djathtë Dardan Sejdiun por dhe Dardan Nuhiun i cili nuk e ka kryer kurrë punën e tij të ta hetuar shpëlarjen e parasë së pistë dhe qarkullimin e saj në Kosovë, në asnjë sektor, as fushën e ndërtimeve, si shef i Inteligjencës Financiare. Drejtësia duhet ti heton të gjithë këta dhe të mos i harron, të mos amnistohen por të zbardhet e vërtetë dhe të përgjigjen para ligjit e të gjykohen.
Afera e madhe e pastrimit të parasë së pistë në fushën e ndërtimeve dhe dhënien e lejeve ndërtimore kishte filluar që nga viti 2010, në mandatin e Sami Hamitit, ish kryeshef i Qeverisë komunale të Prishtinës, e që pastaj vazhdon edhe në cilësinë kryetarit të asamblesë komunale të Prishtinës, duke e shfrytëzuar atë pozitë, kurse këtë detyrë me përfundimin e mandatit të tij pastaj ja ka dorëzuar në vitin 2013 Dardan Sejdiut, i cili kas vazhduar të shërben në të njëjtin veprim të vazhdimit të lidhjes me nëntokën kriminale për pastrimin e parsh së pistë jo me miliona e por me miliarda dollarë.
Kjo qeveri ka ardhur në pushet duke premtuar luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar prandaj qytetarët edhe e kanë votuar duke i besuar, sepse PSRK-ja nga zyrat e shtetit, edhe pse ishte formuar për hetimin dhe ndjekjen e krimit të nivelit të lartë, ja ka bërë dhe vazhdon të ja bëjë akoma avokatinë nëntokës së krimit të organizuar. Askush mbi ligin nuk duhet të lejohet e të sillet si pronar i shtetit duke mbajtur peng, të kontrolluara e të uzurpuara shtyllat kryesore, që janë KPK dhe KGJK- kupola t e zbatimit të ligjit për sistem efikas të drejtësisë, në interesin e përgjithshëm të shtetit, në shërbim të qytetarëve dhe jo të nëntokës kriminale e të mafies.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".