Lexoni edhe:
Këta qeveritar të mos harrojnë ta kthejnë borxhin dhe realizojnë atë që kanë premtuar, luftë të ashpër dhe pa kompromis për shtet të së drejtës, kundër krimit të organizuar
Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani
Dihet botërisht që Radojçici është njeriu kyç në Veri të Kosovës i cili i mbanë në grusht të gjithë serbët lokal dhe mafien, pra edhe qytetarët e rëndomtë. Kjo është bërë shumë herë me dije nga Kosova, por perëndimi ka vazhduar të besoj në Vuçiqin dhe sinqeritetin e tij për gjoja mbrojtjen e serbëve. Tash po del në shesh dita e ditës se kush është Aleksandër Vuçiq, tash perëndimi do të ketë rastin për vetëdijesim, nëse vazhdon me injorimin e fakteve do të jetë më keq. Vuçiq nuk lejon paqe në rajon sepse krimi në Serbinë qendrore edhe pa veri të Kosovës nuk mundë të zhvillohet.
-Tani sikur që po raportohet nëpër media, pas shkrimeve të javës së kaluar në shtypin amerikan, New York Times , për lidhje e Aleksandër Vuçiqit me rrjetet mafioze e kriminale në Serbi, me bandën e Belivukut, kundër të cilave kishte reaguar duke i mohuar si të kurdisura Aleksandër Vuçiqi, mediet serbe po zbardhin edhe më tutje fakte të reja publike, të besueshme e pa kontestueshme për thellësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes që ka kreu i shtetit serb me rrjetet e narko mafies dhe të krimit. Këto raportime janë një lloj fushate argumentesh të cilat do ta ngarkojnë shumë figurën dhe personalitetin e presidentit serb Vuçiq. Me siguri që kjo do të ndikoj keq në pushtetin dhe Vuçiqin në Serbi, sepse që është pjesë e krimit tani më kjo po dihet. Dihet botërisht që Radojçici është njeriu kyç në Veri të Kosovës i cili i mbanë në grusht të gjithë serbët lokal dhe mafien, pra edhe qytetarët e rëndomtë. Kjo është bërë shumë herë me dije nga Kosova, por perëndimi ka vazhduar të besoj në Vuçiqin dhe sinqeritetin e tij për gjoja mbrojtjen e serbëve.
Tash po del në shesh dita e ditës se kush është Aleksandër Vuçiq, tash perëndimi do të ketë rastin për vetëdijesim, nëse vazhdon me injorimin e fakteve do të jetë më keq. Vuçiq nuk lejon paqe në rajon sepse krimi në Serbinë qendrore edhe pa veri të Kosovës nuk mundë të zhvillohet. Tash do t’iu bie ndërmend sinqeriteti i politikanëve të Kosovës se Vuçiqi nuk është njeri që duhet besuar, dhe punuar me të për paqe, sepse ai po e mbron mafinë serbe në Kosovë dhe mafinë serbe në Serbi. Pra Aleksandër Vuçiq është autoritar dhe i rrezikshëm për paqen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".