Lexoni edhe:
Perëndimi me paralajmërime serioze për goditjen e lidhjes kriminale të presidentit serb Aleksandër Vuçiq
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Raste trishtuese, të cilat janë duke vazhduar pa pafund dhe krejtësisht në mënyrë të dyshimtë, me mbrojtjen e hapur të korrupsionit, mafies dhe krimit të organizuar, të cilët duket se edhe ata vet, janë deri në fyt të korruptuar dhe bashkëjetojnë fund e krye me krimin e organizuar!
-Shembulli i trisht i prokurorit të dyshimtë Metush Biraj i cili pas pesë vitesh të mbajtjes së aktakuzës në sirtar, më në fundi hoqi dorë plotësisht edhe nga ndjekja e rasti të trafikimit të drogës, është kulmi i dëshmisë se gjyqësori i kapur dhe i inkriminuar në Kosovë, është i lidhur fort me mafien e narkotikëve dhe nëntokën kriminale në vend. Një rast mjaft bombastik i cili në momentin e zbulimit dhe të kapjes së drogës, ishte bërë top lajm i vet Prokurorisë së shtetit për kinse efikasitetin e saj dhe rezultatet "impozante" të "arritura" në hetimin e kontrabandës me drogë. Kështu që rasti i prokurorit Biraj po dëshmon për të satën herë, mungesën e skajshme dhe ekstreme të llogaridhënies e sjelljes tërësisht të pa përgjegjshme të zyrtarëve të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.
Raste trishtuese, të cilat janë duke vazhduar pa pafund dhe krejtësisht në mënyrë të dyshimtë, me mbrojtjen e hapur të korrupsionit, mafies dhe krimit të organizuar, të cilët duket se edhe ata vet, janë deri në fyt të korruptuar dhe bashkëjetojnë fund e krye me krimin e organizuar!
Kjo vërtetohet edhe me këtë rast, dosja e të cilit ka plotë 5 vite, që mbahej kinse në hetim dhe më në fund, pak para pensionimit, vet prokurori Metush Biraj, lajmëroi se e ka tërhequr aktakuzën për 130 kg marihuanë që ishin kapur duke u transportuar, e paketuar dhe kamufluar mjeshtërisht në dyert të cilat ishin përgatitur për tu eksportuar gjoja jashtë shtetit, nga dy kompani vendore.
Akt i cili me tentim-transportin e 130 kilogramëve marihuanë, që për destinim thuhej se e kishin Zvicrën, dëshmoi katërçipërisht, se nuk bëhej fjalë për transport të dyerve e dritareve, por doli të jetë lidhje e fuqishme e mafies së narkotikëve me njerëzit në drejtësi dhe krimin e organizuar. Madje tanimë, duket se vet prokurori i ngarkuar me këtë rast, Metush Biraj, ish-prokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, qëllimisht e ka dështuar hetimin duke e tërhequr në mars të këtij viti edhe aktakuzën, vetëm pak ditë para se të dilte në pension, pa e konsultuar fare kryeprokurorin e Prizrenit!
Pra vetëm pak ditë para se të dilte në pension, prokurori famoz Metush Biraj mori këtë vendim të dyshimtë, për një prej rasteve, që kinse po merrej për më shumë se 5 vite, duke hequr dorë tërësisht nga aktakuza, të cilën ai vet e kishte ngritur. Për aq më tepër habit shumë se për rastin e tentim-transportit të 130 kilogramëve marihuanë, ai vet ka deklaruar publikisht, që për Prokurorinë është i pakontestueshëm fakti që kjo sasi e narkotikëve të fshehur në dyer të dy kompanive private, është transferuar nga Gjakova përmes dy auto-taksive.
Biraj kishte në dispozicion si prova edhe video-incizime të cilat ishin realizuar përgjatë aksionit të konfiskimit të drogës, në rastin që kishte ndodhur më 24 dhe 28 tetor të vitit 2017, që tani kanë kaluar më shumë se 5 vite duke pushuar, pa u raportuar asnjë procedurë e zhvilluar për hetim verifikim dhe zbulim të provave për ta kapur rrjetin kriminal i cili ishte përfshirë në këtë trafikim mafioz droge. Pa heqjes dorë nga ndjekja e rastit, gjykata ka nxjerrë Aktgjykim Refuzues me datë 19.04.2023 dhe me kaq është mbyllur një rast sa serioz, po aq i komentuar e pompoz i transmetuar, qysh kur është zbuluar, para 5 vitesh. Prokurori Metush Biraj, ishte i njohur edhe më herët për publikun, pasi që i njëjti, ka trajtuar për vite edhe rastin e aktivistit Astrit Dehari, i cili ishte gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, para se rasti të bartej në Prokurorinë Speciale.
Kështu që, tanimë lind pyetja e patejkalueshme, se si është e mundur që, nga i njëjti prokuror të mbahet plot 5 vite një rast i tillë pa u trajtuar, dhe në fund të dorëzohet prokurori, kinse ka dështuar në sigurimin e provave për ta dëshmuar dhe ndjekur e kallëzuar personat e përfshirë në këtë rrjet të krimit të organizuar. Rast i cili vërtetë fletë shumë për kapjen e madhe të gjyqësorit, blerjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve nga ana e nëntokës së krimit të organizuar, blerje kjo e cila duhet hetuar me urgjencë dhe zbuluar deri në fund, për ti nxjerrë të gjithë të dyshuarit brenda sistemit të drejtësisë, me aktakuza në bankën e zezë, me kallëzime penale dhe dënuar sa më rëndë për bashkëpunim me krimin e organizuar!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".