Serbia e Vuçiqit me traditën e mitingjeve drejt luftës civile?

Serbia e Vuçiqit me traditën e mitingjeve drejt luftës civile?
Serbia e Vuçiqit me traditën e mitingjeve drejt luftës civile?

Agim Bajrami

  • 23 May 2023 - 15:08

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Beogradi, ditëve të fundit përmes mitingjeve dhe kundër mitingjeve po ngjan me kohën para shpërbërjes së Jugosllavisë përmes mitingjeve të organizuara nga politika millosheviqiane. Opozita, më herët organizoi protesta kundër “gjendjes së realitetit serb” që popullata e helmuar me urrejtje, e ushqyer nga kisha sllave, lidershipi politik , dhe elita intelektuale serbe, kundër popujve tjerë fqinj, dhe kur serbët u shtynë në luftërat ballkanike gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë së Titos, nën moton e “Serbisë së madhe” ku është një serb apo një varr serb, duhet të shtrihet shteti Serb.

 

Nga kjo ideologji hegjomoniste serbe janë vra, kryer masakrat dhe aktet gjenocidi, mbi popullin slloven,kroat, boshnjak,dhe veçmas ndaj shqiptarëve. Dhe tani , viktimë e kësaj ideologjie po bëhet vetë populli serb nga bartësit e tanishëm të pushtetit shtetëror serb edhe në luftërat ballkanike ishin,pjesëmarrës, nxitës dhe veprues i politikës terroriste të millosheviqit , si Vuqiç, Daçiq dhe zyrtar tjerë bartës të pushtetit aktual. Dhe e gjithë kjo po i kthehet vetë popullit serb, ngase brenda tyre është e ushqyer e keqja me shekuj kundër popujve tjerë për rreth apo nën një shtet, e sidomos shqiptarëve. Vuçiq , po e drejton shtetin serb kundër opozitës serbe, dhe zërave të shoqërisë civile , të cilët po kërkojnë të lirohen nga e keqja e mbjellur nga serbët brenda veti, me mundësinë e bërjes së reformave të thella, dhe serbët të përfitojnë brenda veti paqen dhe harmonin me vetën dhe botën për rreth, e jo ti fajësojnë ndërkombëtarët , dhe fqinjët e tyre për helmimin e popullatës serbe me urrejtje kundër tjerëve jo serb. Tani e tutje shtetin serb do e drejton Vuqiç, duke i mobilizuar përkrahësit e vetë, kundër lëvizjes reformiste, apo siq thotë,Vuçiq ," atyre që po përpiqen të shkatërrojnë shtetin e Serbisë dhe pranimin e shtetit të Kosovës".... Shteti i Kosovës tek koncepti i Vuqiçit ka mbetur vetëm mjet për tu mbrojtur dhe sulmuar lëvizjen serbe, të cilët po e kërkojnë ndryshimet brenda shoqërisë serbe ,si vrasja në shkolla dhe rrugë ,por vetëm përmes mënyrës së ndryshimit të sundimit kriminal, të Vuçiqit , siç edhe shkruajnë gazetat më prestigjioze amerikane, dhe reformimin demokratik të shtetit,politikës dhe shoqërisë serbe. Në këto zhvillime të përplasjeve civile serbe ,Kosova duhet të jetë vigjilente, mbasi regjimi i Vuqiçit , do të mundohet në koordinim me Putinin, të destabilizon Kosovën përmes shërbimeve të saja, duke u përpjekur te largon zjarrin brenda vetës, me bartjen e konfliktit në Kosovë apo Bosnje dhe Hercegovinë përmes 'Republikës serbska'. Sipas të gjitha gjasave , Vuçiq nuk do të arrin të destabilizon paqen diku tjetër, e veçmas në Kosovë ,ngase bashkësia ndërkombëtare e ka të qartë çka donë Vuqiç e Putini ,por zjarrin e luftës civile do të ketë brenda vetës në Beograd ,dhe vetë Vuqiç do të përfundoj më keq se Millosheviqi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".