Opozitarët e etur për ta kapur rishtas pushtetin, me bllokimin e punës së Kuvendit, nuk po e rrezikojnë vetëm interesin qytetar por edhe shtetin
Gani Qarri
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Në fakt, ka shumë mënyra për të bërë opozitë edhe pa bllokuar marrëveshjet kaq me rëndësi për interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, kështu që bllokimi i marrëveshjeve të cilat janë në të mirë të qytetarëve, janë mënyra më e dëmshme e të bërit opozitë dhe në një vend demokratik nuk do duhej të ndodhte. Andaj, kjo e ka shtyrë Ministrin Murati që me të drejtë, tu drejtohet deputetëve të opozitës që të heqin dorë nga inatet politike dhe të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për realizimin e projekteve të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët e vendit.
-Siç përcjellë "Kosova Sot Online", Ministri i Financave, Hekuran Murati, është ankuar me arsye se opozita vazhdon ta bllokojë në Kuvend edhe marrëveshjen ndërkombëtare për Ngrohjen Qendrore Solare si dhe marrëveshje të tjera, ndaj Murati ka lutur deputetët e opozitës që të heqin dorë nga inatet politike dhe të votojnë të paktën marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat hapin rrugën për realizimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët e vendit. Madje jo vetëm kaq, por ka edhe marrëveshje tjera të ngjashme siç është ajo për nënstacionet e KOSTT në vlerë prej 25.5 milionë euro (plus 9 milionë euro tjera grant në pritje), apo marrëveshja me OFID në vlerë 40 milionë USD, që po ashtu presin marrjen e dritës së gjelbër të Kuvend, por që pengohen nga opozita. Pra llogaritur në shifra, janë mbi 150 milionë euro në pritje për të marrë dritën e gjelbër nga Kuvendi, por që të gjitha këto po mbeten peng i bllokimit nga opozita. Ndaj me shumë të drejtë lind pyetja enigmatike se deri kur do të vazhdojë kjo lojë e mbrapsht kundër interesit të qytetarëve dhe ky veprim antishtetëror i bllokimit të qëllimtë, të ligjeve me interesa vitale për qytetarët nga opozita në Kuvendin e Kosovës?!
Në fakt, ka shumë mënyra për të bërë opozitë edhe pa bllokuar marrëveshjet kaq me rëndësi për interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, kështu që bllokimi i marrëveshjeve të cilat janë në të mirë të qytetarëve, janë mënyra më e dëmshme e të bërit opozitë dhe në një vend demokratik nuk do duhej të ndodhte. Andaj, kjo e ka shtyrë Ministrin Murati që me të drejtë, tu drejtohet deputetëve të opozitës që të heqin dorë nga inatet politike dhe të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për realizimin e projekteve të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët e vendit. Madje duke qenë se, me ligj dhe kushtetutë është e përcaktuar, që marrëveshje ndërkombëtare të miratohen me votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, opozita po e shfrytëzon këtë kusht, për ta kushtëzuar qeverinë me kërkesa të ulëta politike duke bllokuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që përcillen për tu miratuar në Kuvend! Dhe megjithëse marrëveshjet janë kryesisht të karakterit mbështetës në investime për zhvillim, pa kosto që bien barrë e futjes së qeverisë ne borxhe, apo obligime të pa përballueshme në të ardhmen dhe vijnë janë kryesisht si kreditime që aplikohen ndaj shteteve të reja në zhvillim për dinamizim dhe përshpejtim të arritjes së standardeve të cilat kërkohen për zhvillim në procesin e përafrimit dhe integrimit në BE, ato tani i bllokon opozita e paturp! Kështu që kundërshtimi i projekteve të tilla nga opozita, është veprim përtej çdo logjike, e për aq më tepër, për ta minuar punën e Kuvendit, opozita po krijon bllokadë edhe në mbledhjet e kryesisë së Kuvendit, të cilat në mungesë të kuorumit po dështojnë njëra pas tjetrës dhe thirrja e seancës pastaj, duhet serish të bëhet vetëm me kërkesë të kryetarit, autorizim që i mundëson Rregullorja e punës dhe kushtetuta e vendit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".