Lexoni edhe:
Shteti i së drejtës nuk ndërtohet me premtime që harrohen po me me veprime të guximshme dhe përkushtim
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Vuçiq lë të qanë gurmazin sa të dëshiron nëpër foltore dhe mitingun e paralajmëruar antishqiptarë të 26 majit në Beograd, së këto do të mbesin zëra të ç’jerrura në ajër. “Defender 23”, është ushtrim ushtarak ku po marrin pjesë 25 vende me gjithsejtë 24 mijë ushtarë, që nuk janë ushtrime të rastësishme , ku po marrin pjesë edhe forcat ushtarake të Kosovës.
Evropianet edhe pse me hile, dhe Amerika më dialog po kërkojnë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo po bëhet që dy shtetet në dialog të pranohen ndërsjellazi. E nëse është ky qëllim, pse kjo gjë nuk po arrihet ende? Nuk po ka përparime në dialog sepse Serbia po shërbehet më opstrukcione politike. Jo që Vuçiq nuk po e pranon shtetësinë e Kosovës, por ai në vend të kësaj po kërkon territore të reja , edhe pse kurrë nuk kanë qenë të Serbisë, as që do të janë. Kosova ishte vend i okupuar gjatë, që lirinë dhe pavarësinë e arriti më luftë në vitin 1999. Në vend që të kemi normalizim të marrëdhënieve duke e pranuar realitetin e ri të krijuar pas luftës, Serbia po dëshiron ti kthen vitet 1912 dhe 1918, apo nga ky i fundit deri të viti 1999 , e që nuk është gjë tjetër vetëm iluzion serbomadh. Duhet theksuar këtu së shqiptarët kurrë nuk u integruan në shoqërinë jugosllave. Nuk e pranuan okupimin duke kërkuar rrugë për çlirim përfundimtar nga zgjedha serbe.
Nuk u integruan në një shoqëri të huaj, së shqiptarët ishin në tokën e vet. Minoriteti serb në veri i cili po dëshiron organe të mëvetësishme paralele përmes Asociacionit famoz, kjo nuk përkon fare më realitetin, kur dihet së serbët janë minoritet. Dhe, fakti tjetër madhor është së serbet e kolonizuan Kosovën, e kjo donë të thotë së janë ardhacak .Kosova po funksionin si shtet dhe si shoqëri multi etnike në përbërje më shqiptarë, serb,turq, goran dhe të tjerë .Me logjikën pushtuese nuk arrihet paqja dhe as stabiliteti në rajon, dhe nuk arrihet as normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Dhe, mu për këtë po të kishte në Serbi një logjikë ndryshe , do të kishte mundësi që në këto bisedime të sigurohet paqja e ndërsjellë.
Në Serbi në vend të demokracisë, po sundojnë ideologjitë fashiste. Në kohën kur kemi integrime evropiane , ku po zhduken edhe kufijtë shtetëror, Serbia po ushqehet më ultra nacionalizma të shekullit 19-të, për ripushtim të Kosovës. Këto ide për botën serbe, nuk do të lejohen të realizohen nga shqiptaret, pastaj edhe nga bota demokratike . Vuçiq lë të qanë gurmazin sa të dëshiron nëpër foltore dhe mitingun e paralajmëruar antishqiptarë të 26 majit në Beograd, së këto do të mbesin zëra të ç’jerrura në ajër. “Defender 23”, është ushtrim ushtarak ku po marrin pjesë 25 vende me gjithsejtë 24 mijë ushtarë, që nuk janë ushtrime të rastësishme , ku po marrin pjesë edhe forcat ushtarake të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".