Lexoni edhe:
Kujdes nga plani i rrezikshëm i fuqizimit ligjor të autoritetit dhe legalitetit të pa qenë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë!
Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani
Reforma zgjedhore do të duhej të orientohet në dy drejtime: teknik dhe sistemor. Reforma teknike mendoj në reformën ligjore që ju referohet proceseve teknike,KKZ dhe KVV-ve duhet të depopolitizohen, duhet që edhe anëtarët e KQZ-së mos të nominohen nga partitë politike.
-Kjo mënyra e deritashme e funksionimit të sistemit elektoral, me ligjin ekzistues, ka qenë formulë e dëmshme , abuzuese edhe me personat që janë nominuar anëtar të KQZ-së. Reforma duhet të ndodhë në sistem, duke u bërë gjysmë mazhoritar. Bazuar mbi këto ecuri të deritashme, nuk e besoj se ka vullnet serioz në trajtimin e një reforme të sistemit zgjedhor dhe sistemit teknik, pra reforma duhet të jetë në këto dy segmente. Që të këtë përkrahje të BE, pra ideja nuk është që në mënyrë kozmetike dhe sipas nevojës së partive të ndodhë reforma.
Reforma duhet të ndodhë për shkak demokracisë elektorale edhe në dobi të qytetarit si përfitues e jo përfitues të jenë vetëm partitë që atyre lehtë iu mundëson pragun zgjedhor të hynë në Kuvend. Koha e shpenzuar për të ndërtua reformë aspak nuk do kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve fondamentale që vlerësohen të jenë krejt politike, e që na fakt janë politike, por kur është fjala të reformat nuk del në radhë të parë interesi partiak dhe politik, por interesi i qeverisjes së shtetit apo efikasiteti dhe përmirësimi i qeverisjes për qytetarin. Kështu e kuptojnë shtetet demokratike reformën elektorale.
Demokracia elektorale udhëhiqet nga qytetarët sepse përbënë vullnetin e brendshëm të tyre, e në Kosovë anasjelltas ndodhë – dirigjimet reformuese burojnë te ne nga partitë të cilat kanë probleme të shumta më së shumti për nivelin e dobët te kualitetit profesional ose problemet qëndrojnë se janë shumica e deputetëve të pa punë përveç që janë të angazhuar në cilësinë e deputetit dy herë në muaj. Kjo rrjedhë se në Kosovë secila reformë është e vështirë të zbatohet sepse udhëhiqet nga ata të cilët pretendojnë të merren me politikën edhe pse kanë probleme themelore të kuptimit të saj se çfarë do të thotë? Politika e dobët apo para politika, më së drejti duhet të emërtohet si ‘thashetheme’. Kështu zhvillohet politika në Kosovë, andaj po sjellë dëme të konsiderueshme në jetën e qytetarit të rëndomtë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".