Lexoni edhe:
Nuk po e reformojnë dhe demokratizojnë sistemin zgjedhor, grupet e interesit brenda partive politike po e deformojnë dhe manipulojnë
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Prokurorë dhe mjete, financa, ka Prokuroria Speciale.
Natyrisht jo të bollshme, por për gjendjen ekonomike të Kosovës, janë të mjaftueshme. Këtu kemi një përgjigje: Prokurorët kanë frikë të ngritin aktakuza. Nuk dua të them se janë vegla të ndokujt? Kjo me siguri se jo! Mirëpo të frikësuar nga politika, nga faktorët relevant të jashtëm, sidomos nga BE-a, me siguri këtej kemi ngecje të punës dhe pak aktakuza. Këtu ka ndihmuar shumë edhe mos profesionalizmi i prokurorëve. Dobësitë e tyre në nxjerrjen e provave dhe dembelia e madhe në punë. Kemi po ashtu edhe faktin e mos vlerësimit adekuat të provave nëpër proceset gjyqësore nga gjykatat e vendit.
Përgjegjësia penale e dhunueseve dhe kriminelëve serb të luftës nuk është realizuar dhe është akoma larg dhënies së përgjegjësisë.
Në krye të shtetit serb gjenden kriminelët e luftës, si Vuçiq, ashtu edhe Daçiq e Vulin me të tjerët që ishin në krye të gjenocidit serbomadh në Kosovë. Ishin urdhërues dhe moderator e mbrojtës të dhunës.
Në anën tjetër, Republika e Kosovës, doli nga lufta e shkatërruar dhe e dëmtuar. Mungonin organet dhe qasja në këtë çështje të madhe.
Nuk kishte kuadro dhe as mekanizma profesional të organizuar për t'u marrë me dhunën dhe me krimet e gjenocidin serbomadh në Kosovë.
Organet e UNMIK-ut dhe të EULEX -it nuk kishin vullnet për t' u marrë me lëndët e tilla, me gjenocidin e shtetit serb. Së këndejmi, nuk u kualifikua dhuna ndaj shqiptarëve në gjenocid. U dhanë qëndrime për krime të luftës, por ato organe nuk i kapen organizatorët, planifikuesit dhe ekzekutorët e gjenocidit në Kosovë. Faktet flasin se BE dhe të tjerët u " kënaqen" me kapjen e kryekriminelit gjenocidial, Sllobodan Milloshevicit. Madje as ky gjykim nuk përfundoi shkaku i vdekjes!!?? Organet e UNIMIK-ut në Kosovë dhe EULEX -i i kapen shqiptarët. Tamam sikurse të ishte bërë gjenocid nga shqiptarët e jo mbi shqiptarët. Kriminelët serb mbeten të lirë dhe u graduan në Serbi nëpër postet e ndryshme të shtetit. Organet e Kosovës ishin në amulli. Gjyqtarët dhe prokurorët shqiptare ishin frikacak dhe të dëgjueshëm ndaj të ardhurve në Kosovë. Ata e bënë atë çka u thanë të ardhurit.
Kjo gjendje e përcjelli Kosovën në vazhdimësi. Kurrë këto organe nuk u liruan nga frika dhe nga dëgjueshmëria e nënshtrimi. Edhe tash kur ekziston Prokuroria Speciale e Kosovës për krime të luftës kemi heshtje. Shumë pak ose fare pak kemi aktakuza ndaj kriminelëve serb dhe të tjerëve. Në Kosovë janë mbi 70 masakra të bëra ndaj popullsisë civile. Në çdo masakër ka nga 30 të vrarë e të masakruar, të djegur dhe, deri në 500 veta në Mehe të Gjakovës. Kemi mbi 1300 fëmijë të masakruar. Në mes të tyre edhe beba nën moshën 1 vjeçare. Mbi 13 mijë civil të vrarë. Rreth 20 mijë gra,vajza dhe burra të përdhunuar dhe rreth 150 mijë objekte, si shtëpi, çerdhe, shkolla, dyqane, ambullanta, xhami etj. të shkatërruara. Këto janë faktet. Dëshmitë ekzistojnë. Fakte ka.
Ende kemi dëshmitarë të gjallë. Pse po vonohen me aktakuza?
Këtu nuk ka asnjë arsyetim. Kushtet dukët se qeveria ua ka plotësuar mjaftë mirë. Prokurorë dhe mjete, financa, ka Prokuroria Speciale.
Natyrisht jo të bollshme, por për gjendjen ekonomike të Kosovës, janë të mjaftueshme. Këtu kemi një përgjigje: Prokurorët kanë frikë të ngisin aktakuza. Nuk dua të them se janë vegla të ndokujt? Kjo me siguri se jo!
Mirëpo të frikësuar nga politika, nga faktorët relevant të jashtëm, sidomos nga BE-a, me siguri këtej kemi ngecje të punës dhe pak aktakuza. Këtu ka ndihmuar shumë edhe mos profesionalizmi i prokurorëve. Dobësitë e tyre në nxjerrjen e provave dhe dembelia e madhe në punë. Kemi po ashtu edhe faktin e mos vlerësimit adekuat të provave nëpër proceset gjyqësore nga gjykatat e vendit.
Rastet e vrasjeve dhe të djegieve të dhjetëra vetëve dhe dënimet qesharake me 10 a 15 vjet burg nga gjykatat e vendit ka ndikim shumë negativ. Ky është kulmi i poshtërsisë së gjyqtarëve. Asgjë nuk e arsyeton atë veprim të gjykatave. Të gjitha këto janë fakte që kanë ndikuar që shumë pake të kemi raste të krimit të luftës dhe të gjenocidit, të ndriçuara nga organet e drejtësisë në Kosovë. Ndërsa, faktori fendosës ndërkombëtar, si BE , SHBA-të, Anglia etj.,nuk krijuan Gjykatë të Veçantë Speciale kundër shtetit serb për krimet e bëra në Kosovë.
Ky mosveprim kundër krimit të luftës dhe gjenocidit ndaj Serbisë i dha forcë shtetit serb për të vazhduar politikën neofashiste ndaj shqiptarëve. Ndërsa, i frikësoi organet e Kosovës të merren me këto vepra të rënda penale.
Kështu mbeti deri më tash krimi serbomadh dhe gjenocidi pa përgjegjësi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".