At Gjergj Fishta kishte plotësisht të drejtë!
Fadil Maloku
Shkruan: Sociologu: Fadil Maloku
(Shqiptarët, kudo që janë s’duhet assesi të bien pre e provokimeve pseudo fetare, sepse, Asociacioni po “zbarkon”!)
Ju historianët, diplomatët e në veçanti ju politikanë që e keni fuqinë e vendimmarrjes politike në këto orë të liga për kërcënimet dhe rreziqet për shtetësinë dhe kombin shqiptarë, duhet të keni vëmendjen dhe të kuptoni sa më qartë përgjegjësinë që e keni ndaj brezave që po vijnë. Sepse, Modeli i Asociacionit, që po përkrahet fuqishëm si nga Washingtoni( Hill, Hovenier, Escobar etj.) dhe Brukseli (Borrell, Lajcak,etj.), po shihet ashiqare që është MË SHUMË SE REPUBLIKA SERPSKA II!? Asociacioni, shikuar nga një këndvështrim më i gjerë gjeopolitik e gjeostrategjik, është thjeshtë një “trampolinë” kalimtare apo një “guide” sociale e cila do u shërbej ekskluzivisht vetëm interesave ortodokse, apo botës serbo- greko-ruse, në pushtimet e ardhshme të trojeve shqiptare.
Shikuar nga “dioptria rajonale”, po pse jo edhe nga perspektiva kontinentale, ky “Projekt” afatgjatë i (përpunuar deri në detaje … duke mos e përjashtuar as “shkopin” e korruptuar, e as “karotën” e dendur makiaveliste pra, përdorimin e gjitha mjeteve!) diplomacisë serbo – ruse është synim e ambicie kryesore e këtij shekulli! Ideja, është që gjitha trojet shqiptare (shkaku i përkatësisë së tyre fetare islame) të “mirëmbahen” (lexo; sundohen e kontrollohen) nga “bota ortodokse”, nga grekofilët në jug të gadishullit, e ruso serbët nga veriu! Shqiptarët, sikurse në kohën e At Gjergj Fishtës, (kur e deklaron atë thënien tej kohore, se; “Na Kristianët, do ti shkrijmë kryqet tona dhe do ti bëjmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë mysliman shqiptarë””), në këto orë tē liga, kur e gjithë bota po ristrukturohet dhe ri dimensionohet, DUHET TË JENĒ UNIK dhe të mos bëhen pre e provokimeve pseudo fetare…Shqiptarët, sikurse në kohën e At Gjergj Fishtës, (kur e deklaron atë thënien tejkohore, se; “Na Kristianët, do ti shkriejmë kryqet tona dhe do ti bëjmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë mysliman shqiptarë””), në këto orë tē liga, kur e gjithë bota po ristrukturohet dhe ri dimensionohet, DUHET TË JENĒ UNIK dhe të mos bien pre e provokimeve pseudo fetare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".