Çelësi i Kryeprokurorit të Shtetit në dorë të presidentes Vjosa Osmani

Çelësi i Kryeprokurorit të Shtetit në dorë të presidentes Vjosa Osmani
Çelësi i Kryeprokurorit të Shtetit në dorë të presidentes Vjosa Osmani

Dardan Grapci

  • 27 May 2023 - 09:06

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Edhe në paraqitjen e fundit për media, Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu e ka deklaruar qartë se Blerim Isufaj vazhdon të mbetet i papranueshëm për Qeverinë e Kosovës që të jetë kryeprokuror. Ajo madje me të drejtë ka thënë se Kosovës nuk i duhet një prokuror që e ka bishtin të zënë me derë, duke aluduar te kandidatura e Blerim Isufajt, njeriu I vendosur aty që nga fillimi me një proces të telekomanduar nga politika e korruptuar, për të ja bërë avokatinë mbrojtëse nëntokës së krimit të organizuar.

-Presidentja e Kosovës duhet urgjentisht ta anulon kandidaturën e Blerim Isufajt, dhe të kërkojë nga Policia hetimore e Kosovës që të fillohen të bëhen hetime brenda KPK-së për ti gjetur personat që janë të përfshire në këtë aferë skandaloze të një procesi tërësisht të montuar, që po e bënë qytetarin ta humbi tërësisht besimin në drejtësi, duke e parë atë një organizim të tej korruptuar e ndikuar nga nëntoka e krimit të Organizuar.



Gjithashtu te hetohen edhe deputetët nga pozita dhe opozita për korrupsion, pra ata që po deklarohen akoma në mbështetjen ndaj Blerim Isufajt.

Ndoshta nuk është e tepërt të thuhet në këtë rast, se duhet përgëzuar e Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për deklaratat e guximshme dhe të vërteta e të sakta, andaj duhet që sa më shpejt kjo nyje e lidhur keq rreth zgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit të zgjidhet dhe merr rugë pozitive, kurse Isufaj duhet të largohet sa më shpejtë edhe nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, kurse për Kryeprokuror të shtetit të të zgjidhet një personalitet me kredibilitet dhe guxim, që nuk ka frikë dhe që nuk është i korruptuar.

Unë mendoj që është pritur mjaft, është humbur shumë kohë, dhe tash ka ardhur tash momenti, mbase edhe koha tepër e vonuar, që vetë Presidentja e Kosovës ta merr vendimin meritor rreth odisejadës së zgjedhjes së Kryeprokurorit të shteti i cili ka mbetur akoma me ushtrues detyre, për shkak se KPK-ja kishte përzgjedhur me manipulim dhe propozuar kandidatin Blerim Isufaj, njeriun më të kontestuar, të dështuar e të korruptuar, dorë e zgjatur e nëntokës kriminale, krimit të organizuar, të cilit, me urdhër të shefave që e kanë emëruar në krye të Prokurorisë Speciale, vazhdimisht ja ka bërë avokatinë mbrojtëse krimit të organizuar. Tani më pothuajse gjithçka është bërë publike dhe qartësuar, pozicioni i Qeverisë dhe Presidencës, por edhe shoqërisë civile është për ta rrëzuar, kandidaturën e Blerim Isufajt dhe rekomandimin për një konkurs të ri të shpallur e të monitoruar afërsisht e forcërisht, për të mos lejuar përsëritjen e procedurave skandaloze sikur në vitin e kaluar.

Edhe në paraqitjen e fundit për media, Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu e ka deklaruar qartë se Blerim Isufaj vazhdon të mbetet i papranueshëm për Qeverinë e Kosovës që të jetë kryeprokuror. Ajo madje me të drejtë ka thënë se Kosovës nuk i duhet një prokuror që e ka bishtin të zënë me derë, duke aluduar te kandidatura e Blerim Isufajt, njeriu i vendosur aty që nga fillimi me një proces të telekomanduar nga politika e korruptuar, për të ja bërë avokatinë mbrojtëse nëntokës së krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".