Agjentura e SHIK-ut në gjueti shtrigash kundër Qeverisë Kurti

Agjentura e SHIK-ut në gjueti shtrigash kundër Qeverisë Kurti
Agjentura e SHIK-ut në gjueti shtrigash kundër Qeverisë Kurti

Gani Qarri

  • 02 June 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Se lufta speciale SHIK-iste, e filialës së BIA-së, në Kosovë, ka arritur kulmin këto ditë dhe përsëri është vënë plotësisht në shërbim të shtetit okupator serb, e cila sa vije e po eskalon edhe më keq, kundër vendit tonë, flet edhe fakti i pabesueshëm, që nga shërbëtorët shqipfolës të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit me qëndrim në Prishtinë, çuditërisht serish u lansua në mënyrë të rrejshme dhe pa asnjë fije turpi edhe një lajm pafundësisht i rrejshëm e tërësisht i pa qenë, lidhur me liberalizimin dhe fondet e IPA-së!

Ish këshilltari i Hashim Thaçit dhe menaxheri i faqes së tij në Twiter, Petrit Selimi njihet, qysh para disa vitesh, si personi i cili prodhonte lajme të rrejshme spektakolare, madje ai shpërndante informacione të rrejshme edhe për Gjermaninë, për të cilat nuk kishte dijeni as vet Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt dhe ishte detyruar të reagonte me ironi: "Sigurisht ju keni burime më të forta se unë për vendin tim”, i shkruante asokohe ambasadori Heldt, Petrit Selimit. Por sikur mos të mjaftonte as kjo, vetëm tri ditë pas kësaj rrene të turpshme, Petrit Selimi lansoi rrenën tjetër të radhës edhe më të madhe në platformën Twiter të Hashim Thaçit (si menaxher i llogarisë së tij), se tani kinse Republikën e Kosovës, e kishte njohur Republika e Xhamajkës, duke u demantuar vetëm disa orë më vonë nga vet ministrja për Punë të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith, se shteti i saj, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës!

Por përkundër rrenave të vazhdueshme, të cilat duket se i pëlqenin edhe ish shefit të tij, Petrit Selimi vazhdonte ta menaxhonte adresën e Thaçit në platformën Twiter, madje ai vazhdon edhe të rrej, përsëri pa pikë turpi. Se lufta speciale SHIK-iste, e filialës së BIA-së, në Kosovë, ka arritur kulmin këto ditë dhe përsëri është vënë plotësisht në shërbim të shtetit okupator serb, e cila sa vije e po eskalon edhe më keq, kundër vendit tonë, flet edhe fakti i pabesueshëm, që nga shërbëtorët shqipfolës të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit me qëndrim në Prishtinë, çuditërisht serish u lansua në mënyrë të rrejshme dhe pa asnjë fije turpi edhe një lajm pafundësisht i rrejshëm e tërësisht i pa qenë, lidhur me liberalizimin dhe fondet e IPA-së!

E për të arritur kulmin, dashakeqësia ndaj shtetit dhe popullit të shumëvuajtur të Kosovës, ish ministri i jashtëm dhe ish këshilltari me nam i Thaçit, Petrit Selimi i cili, të gjithëve na kujtohet se sa krenar ndjehej kur merrte djalin e vet në krah dhe fotografohej me Ivica Daçiqin, (https://kossev.info/selfi-petrita-seljimija-i-ivice-dacica-sa-seljimijevim-malim-sinom-zapalio-drustvene-mreze/) ai duke shpresuar se në këto momente të rënda që po kalon Kosova, do të arrinte ta turbullonte mendjen e qytetarëve, gënjeu përsëri publikisht se kinse do të pezullohet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën dhe fondet e IPAS-, gjoja si masë e sanksioneve të BE-së?!

Pra se sa gënjeshtar dhe të paturpshëm i kishte edhe ministrat dhe këshilltarët Hashim Thaçi, e dëshmoi më së miri Petrit Selimi duke gënjyer serish, se kinse të paktën tri shtete anëtare të BE-së, po e shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e liberalizimit të vizave dhe fondeve të IPA-s për Kosovën, deklaratë e gënjeshtërt, kundër të cilës ka reaguar menjëherë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon duke u shprehur e befasuar, se këto informacione po i dëgjon për herë të parë! Akt shumë i turpshëm, i një rrenacaku të sprovuar, që duket se edhe kur fotografohej bashkë me fëmijë në krah, me Ivica Daçiqin, e konsideronte arritje të madhe dhe përafrim marrëdhëniesh me Serbinë... i cili detyroi edhe zonjën Viola von Cramon, personi më kompetent dhe raportuesja në Parlamentin Evopian për Kosovën, ta demantonte botërisht këtë far "burrështetasi", me ç`rast deklaroj, se ajo mund ta imagjinoj, kush qëndron prapa kësaj gënjeshtre, por liberalizimi i vizave dhe fondet e IPA-s janë absolutisht të pakthyeshme. Në fakt edhe sa u takon marrëdhënieve me SHBA-të, përkundër dëshirës së opozitës së inkriminuar, për përkeqësimin e tyre, duket se gjendja po shkon drejt shtensionimit dhe përveçse nuk pritet rrezik që të ndodhin sanksionime nga SHBA, siç u shpreh edhe zonja Von Cramon, nuk do të ketë asnjë kushtëzim a shantazh, as nga BE.

Kurse siç është paralajmëruar këtë të enjte pritet të mbahet takimi i Presidentes tonë me presidentin francez dhe kancelarin gjerman, e ditët në vijim pritet edhe vizita e ndërmjetësuesit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak në Kosovë, gjë që vërteton se nuk do të ketë kurrfarë bllokimi të procesit tani më të konfirmuar të liberalizimit të Vizave dhe nuk do të ketë asnjë goditje, të rëndë as të lehtë për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, me gjithë dëshirat e sëmura të opozitës së inkriminuar, që këto medoemos të ndodhnin. Paralajmërimet për sanksione dhe ndëshkime ndaj Kosovës, vijnë kryesisht edhe nga McGonigalët e "rinj" të paguar nga Serbia, si ambasadori Christopher Hill i cili, kërcënon pa asnjë sens diplomatik Kosovën, sikur ai të ishte mbret i botës dhe jo vetëm një ambasador i cili punon për para dhe karrierë, që ai vet, po na dëshmon, se nga disa njerëz, fitohen, jo gjithmonë në mënyrë korrekte dhe me nderë. Nuk duhet harruar se ambasadorët janë vetëm përfaqësues të një shteti, nuk janë mbretër as personalitete të zgjedhura eksplicit, që mund të vendosin mbi zhvillimin e politikave të jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan, Evropë apo kudo tjetër në botë, ku siç ndryshojnë ngjarjet dhe zhvillimet, ndryshojnë edhe interesat.

Në anën tjetër, Kosova, nuk ka kërcënuar, as sulmuar serbët as Serbinë, por vetëm kërkon zbatimin e ligjit, e të kushtetutshmërisë në gjithë territorin e saj legjitim, për çka edhe vet SHBA-të, janë dakord, por në momentin aktual, duket se kanë ndryshim në qasje, gjë që së shpejti pritet të konkretizohet edhe mënyra e veprimit, bashkërisht me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtar. Pra, një përpjekje jo qëllimkeqe si kjo, që nuk drejtohet kundër askujt, as që mund të ndikojë në marrëdhëniet mbi dy dekadëshe ndërmjet SHBA-ve me Kosovën, kur dihet se edhe vet SHBA janë për rend dhe ligj edhe në Kosovë. Për aq më tepër, pa marrë parasysh kërcënimet e Hillit, i cili për mendimin tim, më tepër sillet si zëdhënës i Serbisë, se sa si ambasador, përderisa serbët dhe Serbia, janë të lidhur pashkëputshëm me Rusinë, populli i Kosovës është populli më pro-amerikan në Evropë e më gjerë, gjë që është edhe në interes afatgjatë të SHBA-ve.

Kurse interesat e Hillit janë afatshkurtër, të përkohshëm dhe të inkorporuar në para, nesër ai mund të jetë me shërbim ndokund tjetër dhe me detyrë tjetër, thjeshtë një përfaqësues administrativ-politik që punon për rrogë. Edhe sa i takon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hill e di mirë dhe sheh qartë, siç e shohim të gjithë ne, se Vuçiqi, nuk është i interesuar për asociacion brenda suazave kushtetuese, por për krijimin edhe të një "republike serbe" dhe ndarjen e veriut të Kosovës, kështu që progresi nuk mund të zhvillohet njëanshëm vetëm nga Kosova, sepse në histori nuk dihet të jetë arritur dhe shënuar progres, vetëm me angazhim të njërës palë, ndaj dhe zhvillohet dialog ndërmjet të dy vendeve, për avancimin e progresit në marrëdhëniet e tyre, si proces për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, e cila duhet të dakordohet nga të dy anët, për të qenë edhe e pranueshme për të dy palët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".