A dështoj KFOR-i dhe a u poshtërua Aleanca e NATO-së në Veri të Kosovës?!...
Ismail Muçiqi
Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi
Askush nuk ka besuar se një numër simbolik i serbëve në Veri të Kosovës të organizuar nga Vuqiqi dhe bandat kriminale në Veri të vendit do ta gjunjëzojnë forcën e sigurisë (KFOR-in) i cili ka mandatin për rend dhe ligjë dhe ruajtjen e kufijve të Kosovës. Bandat kriminale përmes dhunës dhe shfrenimit nacionalist i sulmuan ushtarët e KFOR-it me të gjitha mjetet që posedonin duke i lënduar 30 ushtarë pjesë e Aleancës së NATO-së. Skenat që i pamë dje ishin të dhimbshme për misionin dhe autoritetin e NATO-së në Kosovë. Kjo situatë dramatike e shkaktuar nga politika e shtetit serbë e tregoj fytyrën e vërtetë dhe dëshmoj se serbia është shtet kriminal e cila po e rrezikon paqen jo vetëm në Kosovë por nëse vazhdon kështu do ta destabilizoj tërë Ballkanin.
Reagimet e institucioneve ndërkombëtare karshi agresionit serbë kundër policëve të Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it deri më tani ishin qesharake dhe të papranueshme për kohën në të cilë po jetojmë. Dhe përkundër kësaj që po ndodh në Veri të Kosovës diplomacia Evropiane bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende është në lajthitje. Në vend që të gjykohet dhe dënohet serbia diplomatët perëndimore vite me radhë, janë shndërruar në krahë të Vuqiqit dhe po e tregojnë servilizmin ndaj politikës së tij. Si mund të pritet ndonjë përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe serbisë kur në krye të diplomacisë Evropiane qëndron Borelli përfaqësues i Spanjës e cila nuk e njeh Shtetin e Kosovës. Si ti besohet këtij diplomati i cili nuk është në gjendje të bind shtetin e tij në të mirë të Kosovës?. Shtrohet pyetja qfarë pritet nga Lajqaku i cili më parë kur ishte ministër i jashtëm i shtetit të Sllovakisë haptazi u deklarua kundër Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kjo gjendje e diplomacisë Evropiane po e vërteton pa aftësinë dhe njëanshmërinë e politikës qorre në raport me Shtetin e Kosovës. Këta janë shkaktarë që duke e përkëdhelur serbinë e kemi gjendjen politike dhe të sigurisë dramatike. Është e pafalshme që organizatat ndërkombëtare nivel të kombeve të bashkuara që merren me të drejtat e gazetarëve heshtin dhe nuk reagojnë kundër dhunës të bandave kriminale serbe të cilat po e rrezikojnë jetën e gazetarëve. Këto skena i pamë edhe dje kur kriminelët serbë i sulmuan gazetarët dhe ua vunë flakën veturave të mediumeve Kosovare.
Është e pajustifikueshme dhe shumë shqetësuese klima politike dhe uniteti i faktorit politikë në Kosovë rreth ngjarjeve që po ndodhin në komunat veriore të Republikës së Kosovës. Kjo klasë e (mjerë) politike në vend që të bashkohet dhe ti harmonizoj qëndrimet në emër të Shtetit të Kosovës karshi serbisë partitë politike të konsumuara në të gjitha aspektet i sulmojnë institucionet e Shtetit, për interesa karrieriste, duke shkaktuar përqarje dhe urrejtje jo vetëm në politikën Kosovare por sjelljet e tyre po e dëmtojnë unitetin dhe disponimin e popullit. Andaj në fund le ta dijë Evropa shterp se kush është serbia, se aleat i kujt është i Evropës apo i Rusisë?!. Nga këto ngjarje le të bindet edhe Aleanca e NATO-së se serbia është kancer i Ballkanit dhe është kundër Evropës dhe Amerikës dhe vlerave demokratike në Botë. Serbia ndalet vetëm me forcë e jo me lajthitje. Ngjarjet e djeshme i pa gjithë Bota.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".