Lexoni edhe:
I paturpshmi Edi Rama kundër shtetit të Kosovës, po vazhdon me mbështetje në krah të Aleksandër Vuçiqit
Shkruan: ANALIST - Agim Bajrami
Diplomacia ndërkombëtare po lëvizë me shpejtësi, në vënien e Veriut të Kosovës nën protektorat ndërkombëtar.Politika zyrtare e Kosovës do të duhej të lëviz me qëndrimet e saja politike, dhe mos të mbaj qëndrim të ngurtë ndaj Veriut të Kosovës, të banuar nga shumica e qytetarëve serbë,zona e cila po shkon drejtë protektoratit ndërkombëtar. Dhe qeveria e Kosovës, do të duhej ti shqyrton seriozisht kërkesat e vendeve të QUINTIT , për të mos ardhur tek zgjidhja politike më e disfavorshme për vendin.
Kërkesat e kërkuara amerikane nga qeveria e SHBA-ve për Kosovën tani më janë shumë të qarta: Të tërhiqen forcat speciale të policisë së Kosovës nga veriu i vendit, dhe të lihet të operojnë atje policia e rregullt e Kosovës;
- Kryetarët e posa zgjedhur për komunat veriore, t'i ushtrojnë funksionet tyre në lokalitet alternative të kompetencave teknike, derisa të organizohen zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore;
- Presidentja ,të fillon përgatitjen e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në veri të vendit, duke siguruar pjesëmarrjen e qytetarëve serb ,banor të këtyre komunave veriore.
- Serbia të ulë shkallën e gatishmërisë luftarake përgjatë kufirit me Kosovën, dhe të filloj tërheqjen e forcave ushtarake në brendi të territorit të Serbisë.
- Palët ti kthehen dialogut rreth marrëveshjeve të akorduara në Bruksel dhe Ohër për implementimin e saj,duke i dhënë shans paqes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë,e cila nënkupton tejkalimin e situatës së menaxhimit të tensioneve dhe konflikteve. Në rast të mos përmbushjes së kërkesave, për të cilat janë të akorduara, SHBA dhe BE ,do të pasojnë sanksionet e menjëhershme. Kosova, duhet ti përmbush të gjitha kërkesat e shtruara nga miqtë ndërkombëtar pa kushte ,ngase kështu ruhet paqja, siguria dhe interesi kombëtar e shtetëror i Kosovës. Politikë bërësit kosovarë, duhet ti shmangen kryeneçësisë, por të tregohen konstruktiv e bashkëpunues me bashkësinë ndërkombëtare, se vetëm kështu arrihet mirëqenia e përgjithshme e qytetarëve të Kosovës.
Në të kundërtën, bashkësia ndërkombëtare, nuk do u lë palëve, hapësirë për lojë populiste të liderëve ballkanas, e veçmas liderëve kosovarë, dhe nga mos përmbushja e kërkesave amerikano-evropiane do të pësojnë qytetarët e Kosovës dhe interesi i tyre, si dhe vetë pozita gjeopolitike dhe strategjike e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nëse politikë bërësit e tanishëm në Kosovë, nuk do të jenë konstruktiv për çështjet e tensioneve në veri të vendit, do të aktualizohet plani tjetër i zëvendësimit të kësaj klase politike në qeverisjen e vendit me një lidership tjetër politik, edhe ndoshta, përmes zhvillimeve të brendshme politike,dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".