Lexoni edhe:
Vlerat politike nacional-demokratike dhe nacional-komuniste në Kosovën e dekadave të fundit
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Kemi një opozitë të konsumuar , të pa aftë, dhe e kënaqur në gabimet e pozitës, duke u ndjerë mirë ne publikun dhe votuesit e vetë në vlerësimet e tyre se " pozita është më e keqe se ata". Kemi një popullatë që nuk ka vetëdije reaguese në situata të vështira dhe prit që problemet e brendshme dhe përgjegjësit shoqërore ndaj jetës dhe drejtimit të shtetit, t'i fajëson të tjerët, e kryesisht ndërkombëtarët, apo Serbinë ,për atë të mungesës së punës dhe përgjegjësisë së tyre për jetën dhe vendin e tyre. Dhe tani Kosova është në këtë gjendje që është,dhe me kapacitetin që ka, nuk mund të dal nga kjo gjendje por vetëm të prodhojë kriza dhe probleme tjera ,apo të krijoj heronj të rrejshme duke kundërshtuar e sharë miqtë ndërkombëtar, dhe Serbinë.
-Situata në të cilën gjenden shqiptarët sot është më e keqe se ajo e viteve të 90, ngase atëherë popullata kishte motiv, gatishmëri e frymë pozitive, për të vepruar ndaj rrethanave okupuese,madje atëherë klasa intelektuale ishte në ballë të proceseve dhe atyre nuk u mungonte dija, aftësi dhe as guximi për tu përball me rrethanat okupuese e me organizimin e përgjithshme për ti përdor masat e duhura për mbijetesë dhe çlirim të vendit. Dhe nga këto përpjekje , edhe bashkësia ndërkombëtare e ofroj mbështetjen, duke vlerësuar se ky popull ka aftësi,mundësi, është dashamirës, dhe e meriton lirinë. Dhe sot , Kosovës i mungon klasa intelektuale, i mungon klasa e mirëfilltë politike e angazhimit të mençur e të studiuar, përball situatave dhe sfidave të kohës ,dhe kur kjo mungon,për fajet e vetë vetës i fajësojnë miqtë ndërkombëtar , të cilët ata deri më tani kryesisht vendosen dhe i shtynë proceset që të kemi lirinë dhe shtetin.
Por çka i mungon sot Kosovës përball këtyre zhvillimeve dhe sfidave; - Kemi një lidership politik të pa aftë, dhe pa vizion largpamës për ti nuhatur problemet dhe për të pasur qëllime të sakta se si duhet të dilet nga këto vështirësi, nga zhvillimet dhe kërcënimet globale për popujt e vegjël,aq më keq, kur atyre u mungon dija dhe aftësia intelektuale për të vepruar me mençuri për ballë rrethanave globale. Kosovës i mungon në këto rrethana edhe klasa e mirëfilltë intelektuale, e cila në rrethanat e përgjegjësisë ndaj zhvillimeve aktuale që të del me vlerësime të duhura reale dhe masat se si duhet të veprohet. Kjo mungon.
Tani e kemi lidershipin aktual politik që drejton shtetin i cili nga paaftësia dhe dija po vepron me masat sikur kur ishte në opozitë dhe e gjithë angazhimin e vetë e bënë me lojën e fjalëve si ti kënaq publikun e vetë dixhital të paaftë dhe të paarsimuar, votues e mendësisë të kufizuar për vlerësim të drejt dhe meritor ndaj interesit të përgjithshëm. Kemi një opozitë të konsumuar ,të pa aftë, dhe e kënaqur në gabimet e pozitës, duke u ndjerë mirë ne publikun dhe votuesit e vetë në vlerësimet e tyre se " pozita është më e keqe se ata". Kemi një popullatë që nuk ka vetëdije reaguese në situata të vështira dhe prit që problemet e brendshme dhe përgjegjësit shoqërore ndaj jetës dhe drejtimit të shtetit, t'i fajëson të tjerët, e kryesisht ndërkombëtarët, apo Serbinë ,për atë të mungesës së punës dhe përgjegjësisë së tyre për jetën dhe vendin e tyre. Dhe tani Kosova është në këtë gjendje që është, dhe me kapacitetin që ka, nuk mund të dal nga kjo gjendje por vetëm të prodhojë kriza dhe probleme tjera ,apo të krijoj heronj të rrejshme duke kundërshtuar e sharë miqtë ndërkombëtar, dhe Serbinë. Ata pak intelektual të mirëfilltë brenda shoqërisë që ka,të cilët ofrojnë zgjidhje moderne e racionale, dhe vlerësimet ndaj problemeve i mbështetin të argumentuara,dhe janë ndryshe nga perceptimet e masës, ata/ato ose nuk përkrahën, as nga masa e gjerë, dhe as nga klasa politike qoftë në pozitë apo opozitë. Dhe gjendjen do të kemi edhe më keq, përderisa proceset mos ti merr përsipër bashkësia ndërkombëtare në krye me SHBA dhe BE.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".