Lexoni edhe:
Policia e Kosovës në Veri duhet të forcohet, as të reduktohet dhe assesi të largohet
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Organet e pushtetit në Kosovë vazhdojnë të jenë nën ndikimin e grupeve të ndryshme informale dhe të jenë jo profesionale, të paditura dhe lehtë të manovruara. Këto mungesa i krijojnë mundësitë edhe për keq menaxhimit, ato të korrupsionit, të zgjatjes së procedurave dhe të krimit të organizuar. Pozita e tillë është në gjykatat e Kosovës, nëpër prokurori, në polici, në administratë dhe në shumë organe të pushtetit në Kosovë. Shërimi i këtyre organeve me këtë gjendje është i vështirë dhe kërkon shumë kohë dhe mund.
-Vetëm në Policinë e Kosovës, në vitin 2022, janë hetuar mbi 257 punonjës policore dhe janë arrestuar 208 punonjës. Po në këtë vit, sipas të dhënave zyrtare, janë suspenduar ose janë në procedurë mbi 164 punonjës policor. Veprimet e tilla duhet përshëndetur, sepse kjo tregon se në polici po ka ende përgjegjësi. Mirëpo, gjendja është shumë e rëndë në gjykata dhe në prokuroritë e Kosovës. Këtu vazhdon të mbizotëroj padituria, injoranca dhe kriminaliteti.
Policia e Kosovës në Veri duhet të forcohet, as të reduktohet dhe assesi të largohetLexoni edhe:
Nga gjykatësi nuk ka dhënë deri më tash askush përgjegjësi!
Edhe nëpër administratë nga ajo e komunave dhe deri në nivel qendror zotëron injoranca dhe mos respekti. Ka edhe elemente të shpeshta të korrupsionit. Kuvendi dhe qeveria nuk po arrijnë ta futin ende VETTING-un në këto organe. Rezistenca nga grupet e interesit është shumë e lartë. Po vazhdon avazi i kohës së UNMIK-ut.
Njerëzi po maltretohen nëpër gjykata, në prokuroritë e vendit, në administratë dhe në polici.
Gjendja e rëndë doli këtë vit edhe nga Raporti vjetor i SHBA-se mbi Kosovën. Aty flitet për injorancë, korrupsion dhe padituri nëpër organet e Kosovës. Gjendja është e tillë dhe kërkon domosdo masa për ta shëruar. Nuk mundë të tolerohen ofendimet, padituria dhe korrupsioni nëpër gjykatat e prokuroritë e Kosovës. Sjelljet arrogante duhet ndaluar. Kurrsesi nuk duhet lejuat sjelljet vulgare as në gjykata, as në prokurori , as në administratë e në polici.
Njerëzit nëpër këto organe nuk e kanë pronë private vendin e punës dhe zyrën ku gjendet, por janë në shërbim të qytetarëve, në pronën e tyre legjitime. Çka ka mbetur për të vepruat tash e tutje? Faktet tregojnë se mjeti i vetëm është VETTING-u. Nuk rregullohet gjendja me masa vetanake. Kosovës i duhet ligji për ta profesionalizuar pushtetin. Të paditurit, ofenduesit, injorantët dhe kriminelët duhet të dërgohen në shtëpi. Pa përgjegjësi nuk ka pushtet demokratik. Vetëm me VETTING shërohen organet pushtetit dhe të drejtësisë në Kosovë, dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër. Duhet pastruar të gjitha segmentet sistemit nga lidhja me krimin e organizuar, marrje e dhënie ryshfeti në shërbim të mos zbatimit të ligjit që është vepër e pastër penale. Lartësia e dënimit për ryshfet varet nga vepra penale e sanksionuar me ligj. Me Kodin penal ka përcaktime të ndryshme juridike per veprën e ryshfetit, si vepër e dënueshme.
Dënimet shkojnë nga dënimi me gjobë dhe deri te dënimi me burg, ku mund të shqiptohet edhe dënimi me burg deri në 10 vite. Veç kësaj, konfiskohet pasuria e tundshme dhe e patundshme, kuptohet nëse nuk ka mbulese ekonomike ligjore. Lartësia e dënimit varet nga dëmi i shkaktuar, nga koha e zgjatjes së veprës, puna individuale a grupore e organizuar dhe nga shuma e marre financiare a të ndonjë pasurie tjetër të luajtshme a të paluajtshme. Në varshmëri me këto elemente të veprës penale shqiptohet dënimi nga ana e gjykatës. Sidoqoftë pastrimi i të gjitha institucioneve nga njerëz të pa dinjitetshëm e të pa përgjegjshëm në zbutimin e ligjit, për shkak të lidhjes së tyre dhe nënshtrimit ndaj krimit, realizohet vetëm me futjen në zbatim të ligjit të VETTING-ut
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".