
Lexoni edhe:
Vetëm fshesa e VETTING-ut e pastron sistemin e kapur të drejtësisë nga merimanga e madhe e nëntokës së krimit
Shkruan: ANALISTI - Drizan Shala
Serbët nuk do të veprojnë deri sa nuk marrin sinjal nga BIA apo elementet e qeverisë në ikje të Vuçiqit dhe për këtë pjesë si problematike do të jetë 28 qershori kur pritet të ketë një masivitet të aktiviteteve për festën e Vidovdanit, ku do të pritet formimi i politikës së re me në qendër "Botën Serbe" të udhëhequr në mes SNS dhe partisë së re të Vuçiqit.
Tani procesi i de-eskalimit të situatës ka filluar duke përçuar mesazh vizual në tri drejtime :
1. Qeveris së Kosovës që duhet ti largoj NJSO/NJSI nga objektet komunale dhe gjendja të kthehet në normalitet. 2. Qeverisë së Serbisë që as një strukturë kriminale nuk duhet të qëndroj në veri duke penguar operacionin e KFOR-it nën mandatin 1244. 3. Faktori ndërkombëtar që janë pjesë e strukturave të sigurisë në Kosove që duhet vazhduar mbështetja për misione të tilla qoftë në kuadër të KFOR-it apo EULEX-it edhe për një periudhë të caktuar. Serbët nuk do të veprojnë deri sa nuk marrin sinjal nga BIA apo elementet e qeverisë në ikje të Vuçiqit dhe për këtë pjesë si problematike do të jetë 28 qershori kur pritet të ketë një masivitet të aktiviteteve për festën e Vidovdanit, ku do të pritet formimi i politikës së re me në qendër "Botën Serbe" të udhëhequr në mes SNS dhe partisë së re të Vuçiqit.
Pra rrethojat janë largu por jo edhe vigjilenca mbi sigurinë e përgjithshme të cilën pjesë e ka Policia e Kosovës sipas normativës së Republikës së Kosovës. KFOR është duke tentuar që tani e tutje dialogu të marr formën e duhur për të garantuar që misioni i saj të mos dështojë. Serbët janë duke observuar ende objektet për të pasur në konsideratë ndonjë plan B eventual, nëse ndryshojnë rrethanat e lojës. Në qoftë se do të hyjmë në një status qua atëherë planet që mund ti përgatitë Beogradi do të shkojnë përtej ati B, C e tutje. Loja e madhe e ndryshimeve eventuale në rajon do të shihet pas 28 qershori kur do kemi zhvillime eventuale politike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".