Lexoni edhe:
Këto janë kushtet me të cilat Kosova detyrohet ta funksionalizoj me kohë Bashkësinë së Komunave me shumicë serbe
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Dhe tani marrëveshja e Brukselit/Ohrit dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bartet tek për vitin tjetër , kur Serbia të formon qeverinë e re, apo kur edhe Kosova të zgjedh Qeverinë e re , ose edhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme.
Vuçiqi serb, me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, siç edhe kam shkruar më herët, po e përdor skenarin e blerjes së kohës , të mos përmbushjes së obligimeve, të kërkesave amerikane-evropiane si:
- Që qeveria serbe ti aplikon sanksionet ndaj federatës ruse; - Të implementojë marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve, Kosovë-Serbi,ose Serbinë, e presin sanksionet , pezullimi i negociatave me BE për integrimin, dhe masat tjera financiare. Loja e presidentit Vuçiq, është në shtyrjen në zgjedhje të parakohshme , përveç tjerave , edhe në bindjen se Vuçiq përmes zgjedhjeve , opozitës serbe i tregon se nuk e gëzojnë përkrahjen publike, në kërkesat e tyre që po i bëjnë kundër presidentit Vuçiq , për shkarkim apo dorëheqje për shkak të keq qeverisje dhe korrupsionit dhe krimit të organizuar shtetëror .
Është edhe paradoksale , që politikës së Vuçiqit në kohën e fundit i ka shërbyer për shfajësim të Serbisë, në nxitjen dhe shtyrjen e serbëve kosovarë për dalje nga institucionet shtetërore dhe refuzimi i daljes në zgjedhjet e 23 prillit, të organizuara për katër komunat e veriut të Kosovës, edhe Qeveria e Kosovës kur pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare ndërmori veprimet e asistimit të kryetarëve të posa zgjedhur dhe vendosjen e tyre në komunat veriore,ku situata shpërtheu nga protestat masive të qytetarëve serb e ku rezultojë me trazira dhe sulme të serbëve ndaj ushtarëve të KFOR- it , policisë së Kosovës, gazetarëve dhe qytetarëve tjerë të pa fajshëm. Kësaj dhe qetësisë apo rehabilitimit për momentin të politikës serbe të Vuçiqit i kontribuoj edhe situata në veri të Kosovës, nga veprimet e pa matura të politikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Kurti kur u dënua nga SHBA dhe BE-ja me kërcimin se nëse nuk tërhiqet qeveria e Kosovës nga masat e ndërmarra dhe de tensionim të situatës, e presin sanksione të ashpra nda Kosovës. Dhe tani marrëveshja e Brukselit/Ohrit dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bartet tek për vitin tjetër , kur Serbia të formon qeverinë e re, apo kur edhe Kosova të zgjedh Qeverinë e re , ose edhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".