Lexoni edhe:
Receta e Aleksandër Vuçiq për ti bishtëruar marrëveshjes finale me Kosovën, provokon zgjidhje të parakohshme në serbi
Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra
Sa është objektive dhe e realitetit, s’mund të flasim, por duke parë se ky njeri është në hall për ta shpëtuar veten, i cili ka hyrë në ato rrugë të ndyta, për leverditë e tij personale. I cili është i lidhur me Mafinë ballkanike, sidomos me atë të Vuçiqit të Serbisë, duhet ose më mirë të themi, përpiqet të sakrifikojë diç të Kosovës, duke shpresuar që kjo qenie njerëzore shqiptare të shpëtojë nga akuzat e rënda nga SHBA-t bashkë me atë ish zotërinë e FBI-së McGonigal. Është folur shumë edhe për prodhimin dhe trafikimin e drogës në Shqipëri, që prej se është kryeministër Rama. Bëri një farë projekti regjional me Ballkani i Hapur, në të cilin nuk e pranoi Kosova dhe mirë bëri. Ishte në kundërshtim me Kosovën, apo një kurth.
-Kur do të duhej shqiptarët të ndiheshin më së miri në këto kohë, me lirinë e tyre, në shëtitjen turistike andej e këndej, në marrëdhëniet tregtare e kulturore, del një që e ngul armiku si një kunj dhe kërkon që të sillet bota shqiptare rreth tij. Kjo është arsyeja e armikut shqiptar, prandaj nuk është shumë për t’u habitur as kësaj here me kirifecet e Edi Ramës, kryeministër i shqiptarëve, të themi kushtimisht, apo më parë, bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiqit. Vepra e tij është krejt relative tashmë, por edhe e dukshme dhe nuk do të duhej të merremi aq shumë me të sikur të mos shkaktonte edhe pickime e pezmatime në rritjen e tensioneve, më parë në mes të shqiptarëve. Ky e ka treguar veten kaherë, këtu në Kosovë dhe atje në Serbi. Ky është përçarësi dhe ndihmëtari më i zellshëm zyrtarisht kundër politikës së Kosovës dhe institucioneve të saj. Është personi që e merr punën e huaj, si një Pater i Kishës Mesjetare, pa pyetur askënd dhe i çaraveshë punët edhe më shumë në ngritje tensionesh të reja. Ky është ai që e përkrah atë veprën e ndytë, të vëllait në Beograd, kundër shtetit të Kosovës. I prirë për të keqen njerëzore, apo ndoshta i paguar. Detyrën duhet ta kryejë deri atëherë, kur nuk do të ketë mundësi më tutje të krijojë skandale. Deri kur do t’i mbyllet goja?!
Asnjë punë nuk e bën se, ai vërtet duhet të ndihmojë çështjen shqiptare për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor. Që të gjitha i bën dhe i projekton për interesin e tij personal. Ai ishte në kontakt me ato qeveritë e më parme të Kosovës, i konsultoi për ndarje të Kosovës; ai ishte që këto projekte që i ofroi Vuçiqit pa dijen e kosovarëve, pos ndonjërit. Ai është edhe sot që bën projekte e drafte për Kosovën, përkatësisht për formimin e një mini-shteti serb në Kosovë, pa dijeninë e Qeverisë së Kosovës dhe të tjerëve. Nuk mund ta pranojë njeriu normal veprimin e tij. Më parë është e pamoralshme dhe indinjuese të veprohet pas shpinës së Qeverisë së Kosovës, duke mos i llogaritur fare për njerëz e lë më si institucione të këtij vendi. E dyta, është në disfavor të Kosovës dhe për këtë, nëse nuk ka mundur ta hedhë një gur që peshon në të mirë të shqiptarëve të Kosovës, nuk është dashur që ta tejkalojë hapin pa leje.
Ne nuk e dimë se çfarë është ky farë drafti për Asociacionin serb në Kosovë. Ai ua dërgoi fuqive evropiane, që ata të kenë mundësinë më mirë të ndikojnë te kosovarët më me ngulm. Dhe ky do të duhej të pret shiritin e kuq për “veprën e tij të madhe”, demek si lider ballkanik e kozmopoliten. Sa është objektive dhe e realitetit, s’mund të flasim, por duke parë se ky njeri është në hall për ta shpëtuar veten, i cili ka hyrë në ato rrugë të ndyta, për leverditë e tij personale. I cili është i lidhur me Mafinë ballkanike, sidomos me atë të Vuçiqit të Serbisë, duhet ose më mirë të themi, përpiqet të sakrifikojë diç të Kosovës, duke shpresuar që kjo qenie njerëzore shqiptare të shpëtojë nga akuzat e rënda nga SHBA-t bashkë me atë ish zotërinë e FBI-së McGonigal. Është folur shumë edhe për prodhimin dhe trafikimin e drogës në Shqipëri, që prej se është kryeministër Rama.
Bëri një farë projekti regjional me Ballkani i Hapur, në të cilin nuk e pranoi Kosova dhe mirë bëri. Ishte në kundërshtim me Kosovën, apo një kurth. Ky e mendon dhe propozon një mini-Jugosllavi, etj. Për këtë kemi shkruar edhe ndonjë herë tjetër. Ky ta udhëheq shtetin duke i sharë dhe ofenduar njerëzit. Duke i nëpërkëmbë qytetarët me nevojat e tyre të përditshme. Ky që shqiptarët e Kosovës, nuk i do, por i urren dhe i etiketon çdo herë, duke menduar se vetë është një qenie omnipotente. Ky që nuk e dënon krimin dhe gjenocidin për hir të Vuçiqit. Ky që lavdërohet se, pa të nuk bën asgjë Kosova, e institucionet e saj janë të dobëta. E Albin Kurti është një djalë me ide prapështie, të cilin publikisht e ngarkon me më të keqen, pse ai po përpiqet ta mbrojë integritetin e Kosovës. Sa shumë di të intrigrojë e të propagandojë për të keqen.
Pse gabon Albin Kurti, pse e mbron integritetin territorial të Kosovës sipas kushtetutës dhe prish pazaret e Edi Ramës. Po ky i fundit, kështu e ka fituar kulturën, sipas tij, vetëm “ortodokse-sllave”, ide e kalueshme. Jo kombëtare shqiptare. Ky nuk e preferon as Perëndimin, veç gënjen, derisa të binden ata vetë, e ndoshta ata e kanë të qartë kaherë më mirë se ne. Çdo ditë lëshon nga një grusht miza kali, që të pickojnë sa më shumë e më sertë si me inati. Ky farë babahovi, kishte këshilltar shqipfolësin shqiptar, me ide armiku kundër Kosovës në bashkëpunim me Serbinë, e ka pasur, ndoshta e ka ende; ky kryeministër është një zullumqar që po i kanoset shqiptarëve me të zezën e tij, jo veç Kosovës, por edhe asaj Shqipërisë së 1912-tës.
Dihet, pavarësisht çka shkruajnë disa historianë, sa herë në luftërat e ndryshme, kala për Shqipërinë e re ishin shqiptarët e Kosovës, dhe nga ana tjetër, edhe Shqipëria ishte solidare për strehimin pjesëtarëve të Kosovës në kriza të ndryshme, qoftë në mënyrë individuale, qoftë edhe në atë masive. Pra, kot: “S’ke ku m’çon, ku të çoj s’kam”! Rreziku dhe shpëtimi janë të përbashkët. Më mirë do të ishte me disa fjalë më të mira publikisht.
Nuk do të ndikojë aq ky veprim as në botën e miqve tanë. Secili mund të bëjë drafte në mënyrën e vet, por përgjegjës është Qeveria e Kosovës. Dy qeveritë shqiptare duhet të punojnë në projektet dhe punët që kanë për t’i realizuar në mes veti. Nuk ka nevojë që E. Rama të jetë strumbullar i dialogut në mes veti. Edi Rama një ditë nuk do të jetë, ndërsa qytetarët shqiptarë andej e këndej do të duhej të jetojnë si vëllezër. Nuk bën që të pezmatohen në mes veti shqiptarët. Ideja e Ramës është ide Serbisë: përçaj sa më shumë në mes veti popullin shqiptarë! Ata do të merren me veten e tyre. Atyre s’do t’u dalë kohë të mbrojnë vendi dhe politiken e tyre, kjo është intriga e Serbisë, kjo është edhe intriga e Kryeministrit të Shqipërisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".