Kosova është produkt shtetëror i dizajnuar dhe konstruktuar nga Amerikë, aleati të dëgjohet dhe respektohet

Kosova është produkt shtetëror i dizajnuar dhe konstruktuar nga Amerikë, aleati të dëgjohet dhe respektohet

Hajrullah Tërnava

  • 19 June 2023 - 15:03

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Kosova si produkt i shteteve mike, në krye me Amerikën, gjithnjë duhet të jetë në miqësi të fort me Amerikën dhe shtetet tjera që na ndihmuan të jemi shtet i pavarur, sepse pa ato shtete ne nuk do të ishim shtet i pavarur si tani, dhe fal atyre shteteve, ne shpejtë do të jemi anëtarë të të gjitha institucioneve ndërkombëtare, si në NATO, INTERPOL, UNESKO, BE, OKB etj.

 

Paralajmërimet e ndërkombëtarëve, sikur nga Miroslav Lajcak, për sanksione të barasvlershme për të dyja palët që nuk e respektojnë dhe zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, janë mjeti i vetëm që do ti detyron palët jo vetëm për shtensionim të situatës në Veri. Pala serbe për ti tërhequr grupet e veta kriminale e paramilitare, por edhe Kosova duke u detyruar për të filluar pa vonuar në draftimin dhe propozimin në tavolinë të dialogut, draft statutin për Asociacionin, duke pasur për bazë kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës, barazinë politike , etnike dhe ekonomike, model ekzistues që është në funksion dhe askujt nuk i pengon por koordinon aktivitetin e komunave me qeverinë dhe e lehtëson atë. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se, përshkallëzimi është duke krijuar kushte të vështira për rajonin, dhe jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë. Ai e ka ritheksuar se kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, duhet të punojnë në lokacione alternative, Polica e Kosovës të tërhiqet nga ndërtesat komunale, që protestuesit të largohen nga rruga dhe përgjegjësit e dhunës së 29 majit ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, duhet të mbahen përgjegjës para autoriteteve. Escobar ka thënë se ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi nuk e kanë përmendur kurrë fjalën sanksion, por pasoja. “Ata që duan të jenë partnerë me ne, duhet të punojnë afër me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, në pikat në të cilat jemi duke insistuar. Një lider nuk mund të ketë në dorë drejtimin e gjithë rajonit. Prandaj, ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja”, ka deklaruar Escobar. Kosova duhet ti përmbahet kërkesave te shteteve mike gjithsesi, dhe ti jetësoj ato kërkesa por gjithnjë në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e shtetit, sepse e ardhmja njerëzore i përket një bashkësie civilizuese demokratike pa dallime në pikëpamje, gjuhe, racash dhe të arriturave të kohës, prandaj sa me kooperativ dhe bashkëpunues të jemi me të tjerat shtete dhe popuj, jeta do ta ketë kuptimin e vetë të plotë dhe të vërtetë, dhe me ne në të ardhmen duhet të krenohen ato shtete mike që na kanë ndihmuar të krijohemi si shtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".