Drafti qeveritar për Asociacionin në përputhje me kushtetutën urgjentisht duhet punuar, Kosova nuk guxon të humbi kohë duke kalkuluar e duke u vonuar

Drafti qeveritar për Asociacionin në përputhje me kushtetutën urgjentisht duhet punuar, Kosova nuk guxon të humbi kohë duke kalkuluar e duke u vonuar
Drafti qeveritar për Asociacionin në përputhje me kushtetutën urgjentisht duhet punuar, Kosova nuk guxon të humbi kohë duke kalkuluar e duke u vonuar

Dardan Grapci

  • 20 June 2023 - 14:54

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Qeveria e Kosovës nuk e ka dhe nuk duhet ta kërkon më asnjë arsye që të prolongon këtë çështje por që pa vonesë të harton dokumentin dhe të njëjtin ta ketë gati që ta prezanton para Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve. Pra kërkesat e SHBA-ve dhe Evropës lidhur me këtë duhet të respektohen, por gjithmonë duke qenë gjithçka në përputhje me Kushtetutën sepse kanë qenë vetë amerikanët të cilët kanë thënë se dhe janë shprehur Collet dhe Eskobar, se Amerika nuk kërkon Asociacion me atribute shtetërore që e dëmton dhe prish organizimin e tanishëm kushtetues të shtetit të Kosovës, por vetëm ashtu siç ekziston tash një asociacion ekzistues i komunave kushtetuese, edhe minoritetet ta formojnë një asociacion të ri i cili nuk do të jetë vetëm i shumicës serbe sepse në ato komuna ekziston përbërje multi etnike, shqiptar e komunitetet tjera, dhe kjo qeveri do ti shkaktonte dëm të madh vendit nëse kjo çështje zvarritet edhe për disa ditë.

 

Mendoj që tash është koha e fundit që Qeveria e Kosovës ta përgatit një të vetin për zgjidhjen e nyjës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke u përqendruar në atë formë të hartimit të tij që të jetë krejtësisht kundër versionit të Serbisë i cili në hapin e parë është rrëzuar dhe treguar se nuk është zgjidhje që duhet pranuar. Në këtë formë duhet ti dëshmojmë botës demokratike se jemi në të drejtën tonë ligjore e kushtetuese të shtetit, ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit, të hapur për ti mbështetur qytetarët minoritar për tu zhvilluar e integruar, por gjithmonë kundër Asociacionit shtet brenda shtetit të Kosovës, Republikë Serbe e re, kështu që duke mbrojtur të drejtën kushtetuese të shtetit tonë nuk kemi frikë as nga sanksionet dhe as nga bandat kriminale të Serbisë. Gjykata Kushtetuese duhet ta sqarojë edhe njëherë me kompetencë çështjen e Asociacionit për të mos lejuar zyrtarët e listës serbe që të kenë hapësirë kërcënimi e manipulimi. Gjykata Kushtetuese do të duhej deklaruar dhe edhe për zhvlerësimin e rezolutës 1244 me të cilën Serbia është duke manovruar edhe pse ajo është një dokument që koha e ka shpenzuar dhe devalvuar. Qytetaret e Kosovës edhe me peticion kanë mundësi të deklarohen për shfuqizimin e kësaj rezolute. Në funksion të ruajtjes së stabilitetit të shtetit do të duhej vepruar edhe kundër politikanëve që janë duke ndikuar në krijimin e politikave të destabilitetit, duhet të merren masa urgjente kundër Goran Rakiqit, Petar Petkoviqit dhe Igor Simiqit të cilët janë shndërruar në dorë të zgjatur të BIAS në Kosovë dhe të telekomanduar nga presidenti serb Vuçiq po ndikojnë që me kërcënime ndaj prestarëve të komunitetit serb ti mbajnë aktive protestat vetëm që Kosova të duket si vend i pa sigurt dhe me klimë të tensionuar. Këtyre të treve duhet tu ndalohet me urdhër të prerë të mos qëndrojnë në Kosovë ose të arrestohen për ndikim në përshkallëzim të situatës në Mitrovicën Veriore dhe komunat tjera. Tash me të drejtë do të duhej shtruar pyetja se edhe çka duhet me ndodhë që Amerika ta kupton se serbët janë VIRUSI I BALLKANIT, nëse vërtetë atyre nuk ju konvenon që Kosova me hi në luftë edhe njëherë me Serbinë. Kërcënimet dhe shantazhimet e ndërkombëtareve duhet të orientohen në drejtim të Serbisë dhe jo të Kosovës, sepse Kosova është pozicionuar drejtë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe kushtetutës së shtetit. Pra sa i takon obligimit ndërkombëtar që ka Republika e Kosovës, tash është koha e fundit që në funksion të arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë, Qeveria e Kosovës urgjentisht, brenda ditësh ta përgatis një draft për asociacionin e komunave me shumicë serbe, që ta kenë të gatshëm dhe ta prezanton gjatë bisedave që do të vazhdojnë ditët në vijim, dhe me këtë mënyrë të asgjësohet versioni i parë i cili është prezantuar nga ana e Serbisë, grupi punues për menaxhim i dirigjuar tërësisht dhe këshilluar nga Serbia, por që të veprohet e punohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka thënë qartë se në Kosovë mundë të ketë një asociacion, por që duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk e ka dhe nuk duhet ta kërkon më asnjë arsye që të prolongon këtë çështje por që pa vonesë të harton dokumentin dhe të njëjtin ta ketë gati që ta prezanton para Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve. Pra kërkesat e SHBA-ve dhe Evropës lidhur me këtë duhet të respektohen, por gjithmonë duke qenë gjithçka në përputhje me Kushtetutën sepse kanë qenë vetë amerikanët të cilët kanë thënë se dhe janë shprehur Collet dhe Eskobar, se Amerika nuk kërkon Asociacion me atribute shtetërore që e dëmton dhe prish organizimin e tanishëm kushtetues të shtetit të Kosovës, por vetëm ashtu siç ekziston tash një asociacion ekzistues i komunave kushtetuese, edhe minoritetet ta formojnë një asociacion të ri i cili nuk do të jetë vetëm i shumicës serbe sepse në ato komuna ekziston përbërje multi etnike, shqiptar e komunitetet tjera, dhe kjo qeveri do ti shkaktonte dëm të madh vendit nëse kjo çështje zvarritet edhe për disa ditë. Mbase kjo çështje, teksti, propozimi nga ana e Qeverisë duhet të përgatitet brenda kësaj jave apo muajit qershor dhe i njëjti tekst ti propozohet Brukselit dhe Vashingtonit. Qeveria është dashur ta ketë të gatshëm një propozim të tillë sepse ka qenë e ditur që një dokument i tillë do të duhet të hartohet sipas asaj që e ka interpretuar gjykata Kushtetuese. Është detyrë e qeverisë që ta mbron këtë draft të vetin dhe ta arsyeton Pra tash është momenti që Kosova nuk duhet të humbë kohë nga e cila do të pësojnë edhe qytetarët e Kosovës duke qenë para kushtëzimeve e kërcënimeve të ndryshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".