Lexoni edhe:
E vërteta për skenarët e shtetit kriminal serb duhet të tregohet e argumentohet, fajësimi i shpifur në adresë të Kosovës nuk duhet të pranohet
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
I takon gjithashtu Qeverisë së Kosovës që në dialogim, krahas njohjes reciproke, rikthimit në shtëpi të 1600 shqiptarëve të mbytur, e, që gjenden në varre masive në Serbi, si dhe të kërkimit të dëmshpërblimit, t' i bëjë krimet në fushën e përdhunimeve, bazë për dialogim. Krimet nga fusha e përdhunimeve janë të rënda dhe si të tilla nuk parashkruhen, sikurse edhe krimet tjera të bëra në luftë. Këto janë vepra të rënda penale dhe kurrë nuk vjetërsohen.
-Në krimet e bëra në fushën e krimit seksuale hyjnë përdhunimit e bëra të nënave, të motrave e të burrave shqiptar nga kriminelët serbe gjatë luftës në Kosovë. Këto janë krimet më të rënda, e ku fare nuk është dhënë përgjegjësi penale të kriminelëve serb dhe të shtetit. Në Kosovë mendohet se janë rreth 20 mijë femra dhe burra shqiptar të përdhunuara gjatë luftës. Të dhëna të sakta nuk ka. Deri me tash janë vetëm disa raste të përdhunimeve që gjinden nën hetime penale. Shumë raste kanë mbetur në heshtje, sepse nuk janë paraqite, si bazë e ruajtjes së nderit familjar. Prokuroria Speciale i ka vetëm 45 raste që kanë të bëjnë me krime të dyshuara seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Fusha e tillë ka mbetur pa u zbardhur. Edhe krimet tjera nuk janë zbardhur. Serbia nuk ka vullnet politik për t'i hetuar këto raste. Lënia në kompetencë të organeve serbe e përgjegjësisë penale është mos përgjegjësi për dhunën, për përdhunimet dhe gjenocidin serb në Kosovë. Shkaqet e mos përgjegjësisë janë të nduarduarshme: 1. Mungesa e vullnetit të faktorëve vendimmarrës në botë që Serbia të përgjigjet për çdo krim, këtej edhe për përdhunimet e bëra gjatë luftës në Kosovë. 2. Mos ndërtimi i një gjykate në Dene Hag të veçantë për krimet serbe të bëra gjatë luftës. 3. Bashkëpunimi i faktorit ndërkombëtar, si të BE-së, të shteteve dhe të SHBA-ve me Serbinë, si formë e ruajtjes së paqes në Ballkan, mu me përgjegjësit e dyshuar për dhunë dhe për krime seksuale.
4. Mungesa e vullnetit nga të përdhunuarit në paraqitjen e rasteve të përdhunimit seksual të bërë gjatë luftës. 5. Mos ndërtimi me kohë dhe me kuadro të mjaftueshme profesionalë i organeve që merren me këtë krim në Kosovë.
6. Ndikimi i thellë i të drejtës zakonore shqiptare në shoqëri.
7. Dëshira e familjeve shqiptare për të ruajtur nderin dhe familjen nga këto krime, duke i mbyllur në vetvete krimet seksuale të bëra. Me siguri ka edhe shumë shkaqe që ndikojnë në mos përgjegjësi. Dhe, sigurisht se do të mbesin me mijëra raste pa u zbuluar dhe pa përgjegjësi. Megjithatë i takon Kosovës të padis Serbinë për krime, për përdhunime e për gjenocid pranë organeve ndërkombëtare.
Mirë është që kjo çështje të shtrohet edhe në Kuvend për diskutim e për nxirrje të një rezolute. I takon gjithashtu Qeverisë së Kosovës që në dialogim, krahas njohjes reciproke, rikthimit në shtëpi të 1600 shqiptarëve të mbytur, e, që gjenden në varre masive në Serbi, si dhe të kërkimit të dëmshpërblimit, t' i bëjë krimet në fushën e përdhunimeve, bazë për dialogim. Krimet nga fusha e përdhunimeve janë të rënda dhe si të tilla nuk parashkruhen, sikurse edhe krimet tjera të bëra në luftë. Këto janë vepra të rënda penale dhe kurrë nuk vjetërsohen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".