Ky është skenari me luftë i Aleksandër Vuçiqit për ta gllabëruar pasurinë miliardëshe të Trepçës

Ky është skenari me luftë i Aleksandër Vuçiqit për ta gllabëruar pasurinë miliardëshe të Trepçës
Ky është skenari me luftë i Aleksandër Vuçiqit për ta gllabëruar pasurinë miliardëshe të Trepçës

Skender Mulliqi

  • 23 June 2023 - 15:09

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Për të ardhur te qëllimi sigurisht së nuk po zgjidhen mjetet dhe as metodat e veprimit. Këto metoda të dhunshme në veri, i tejkalojnë çdo rregull demokratike të lojës. Duke i përjashtuar organet tona si legjitime në veri, arritja e qëllimit final është, që së pari të implementohet “Zajednica” sipas marrëveshje të Brukselit, dhe pastaj hapi tjetër është shkëputja e çdo lidhje më Prishtinës zyrtare. Serbët në Kosovë edhe kanë paralajmëruar që të formojnë asociacionin në mënyrë të pavarur.

 

 

Nuk është pritur presion kaq i madh ndaj Kosovës dhe kryeministrit, Albin Kurti nga Brukseli dhe Amerika. Për të gjitha ngjarjet e fundit në veri, po behët fajtore pala e jonë, e jo Serbia e Vuçiqit e cila dihet së çfarë qëllimi ka. Ka qëllim ndarjen e Kosovës. Komunikimet ndërmjet Uashingtonit dhe Prishtinës kanë qenë të shkëlqyeshme .Kurse tash administratat e Brukselit dhe të Amerikës, po e izolojnë gjithnjë e më shumë Kosovën duke i caktuar edhe masa ndëshkuese për mos bashkëpunim .Sikur të drejtat kushtetuese të një shteti dallojnë nga rregullat ndërkombëtare të përcaktimit. Kurti në anën tjetër më vendosmëri po mbron ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë vendit. Kjo gjë sikur I ka frustruar diplomatët perëndimor, së ndoshta për herë të parë, po ndeshen në praktikat e tilla në marrëdhëniet ndërkombëtare midis shteteve, në këtë rast Kosovës. Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti po ndëshkohet për mos dëgjueshmëri, e jo që nuk ka të drejtë. U fol shumë për masa ndaj tij të izolimit nga ndërkombëtaret dhe të masave ndaj Kosovës, që disa kanë nisur të zbatohen nga BE-ja dhe Amerika. Kjo është padrejtësi e madhe pa marr parasysh qëndrimin politik të Kurtit, kur dihet së sponsor të lirisë dhe pavarësisë të Kosovës janë edhe ata vet.Ta ndëshkosh më masa shumë të rrepta mendojë unë Kosovën e vogël jo shumë gjatë e dalë nga flakët e gjenocidit serbomadh, kjo  I ka habitur shumicën. Ky ndryshim gadi radikal ndaj Kosovës, po shihet së kemi të bëjmë kryekëput më interesa ekonomike dhe gjeostrategjike të BE-së dhe Amerikës. Këtë qasje jo shumë konstruktive të tyre , janë duke e bërë së kështu ka kërkuar magnati i majtë, Xhorgj Soros, I cili flitet së ka lidhje më zyrtarë të lartë të shtetit amerikan. Pasuria miliardëshe e Trepçës, po bënë që po bëhen edhe të gjitha këto marifete politike të instrumentalizuara për të shkaktuar dhunë të grupeve të caktuara kriminale serbe dhe ruse në veri. Për të ardhur te qëllimi sigurisht së nuk po zgjidhen mjetet dhe as metodat e veprimit. Këto metoda të dhunshme në veri, i tejkalojnë çdo rregull demokratike të lojës. Duke i përjashtuar organet tona si legjitime në veri, arritja e qëllimit final është, që së pari të implementohet “Zajednica” sipas marrëveshje të Brukselit, dhe pastaj hapi tjetër është shkëputja e çdo lidhje më Prishtinës zyrtare. Serbët në Kosovë edhe kanë paralajmëruar që të formojnë asociacionin në mënyrë të pavarur. Është në plan të hartuar sigurisht në Beograd dhe njerëzit e Vuçiqit, që të formohen organet përkatëse më presidentin në krye. Flitet së për president është propozuar Dragisha Miloviq ish kryetari i Zveçanit. Mediet serbe transmetojnë së deri të një vendim I tillë, ka ardhur pas ngjarjeve , gjoja ku po rrihen dhe maltretohen serbet në Kosovës. Kjo sigurisht tregon për skenarin serb të ndarjes së Kosovës, të cilët gjë nuk duhet lejuar. Nëse lejohet pushteti i tretë, ngadalë do të vjen deri të asgjësimi i sovranitetit dhe të integritetit të vendit tonë. Faktori ndërkombëtar si duket po dëshirojnë , barem nga ajo çka po shohim dhe po dëgjojmë , të faktorizojnë Serbinë fashiste në rajon , siç edhe kanë bërë në të kaluarën. Problemi nuk është të Qeveria e Kosovës , por problemi është të Vuçiqi, i cili nuk po dëshiron të pranon në tërësi planin franko- gjerman sipas marrëveshjeve gojore të Brukselit dhe të Ohrit. Kryeministri Albin Kurti po e thotë së është jashtë kushtetuese të kemi organizim territorial mbi principet etnike Dhe, shtrohet pyetja, së si bashkësia ndërkombëtare po kërkon të implementohet diçka që është jo ligjore dhe jo kushtetuese? Këta po dërgojnë porosi jo të mira jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë rajonin. Implementimi i asociacioneve një etnike mendojë unë do të nxitë zinxhirin e reagimeve gati në të gjitha shtet e rajonit. E formimi i këtyre asociacioneve më kompetenca ekzekutive , do të thotë përballje më një luftë e cila , do ti tejkalonte përmasat rajonale. Kjo do të ishte “ biber në mish” siç thotë një fjalë e popullit, për Rusinë dhe Serbinë, të cilat po dëshirojnë të hapin një tjetër front të luftës në Ballkanin Perëndimor. Burokratet e Evropës është shumë e çuditshme së kur do ta kuptojnë këtë, apo edhe nuk po dëshirojnë ta kuptojnë?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".