Lexoni edhe:
Në këtë shtet deri në 35,000 vdekje të lidhura me nxehtësinë
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Nuk është në kuadër të ndërtimit demokratik refuzimi i ftesës për takim nga kreu i shtetit. Aq më parë, kur çështja apo tema e diskutimit është rendi dhe siguria në Republikë. Një ditë më parë , i ftoi Presidentja e shtetit në takim partitë opozitare parlamentare. LDK dhe PDK nuk shkuan. Shkoi vetëm AAK.
Në këtë shtet deri në 35,000 vdekje të lidhura me nxehtësinëLexoni edhe:
-Është obligim juridiko-politik të shkohet në takim. Jo, pse ligja i obligon, por pse janë subjekte që kane përgjegjësi për rend dhe siguri. Çështja e rendit dhe e sigurisë është e të gjitha organeve të Republikës. I takon qeverisë, pushtetit administrativ, atij legjislativ, çdo organi, subjekti dhe qytetari të Republikës të jenë në lartësinë e detyrës së shtetit. Mos shkuarja në takim te Presidentja është papërgjegjësi kundruall normave me të cilat është ndërtuar Republika. Si pozita, ashtu edhe opozita kanë obligime në ruajtjen e paqes dhe të rendit e të sigurisë. Askush nuk mund të iki nga detyrat mbi këtë çështje vitale të shtetit.
Mos pjesëmarrja vetëm tregon urrejtjen dhe interesat politike e karrieriste për pushtet në krahasim me vetë shtetin e Kosovës. Kuptohet se masa juridike ndëshkuese nuk ka. Mirëpo, dënimi më i rëndë do të epet nga votuesit. Në zgjedhje nuk do të harrohet kjo mos përgjegjësi e lartë për shtet. Në fakt, kështu tregohet se shteti,nga subjektet parlamentare nuk po mbrohet. Ato e shfrytëzojnë shtetin dhe asgjë nuk po i japin shtetit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".