Me Vuçiqin në krye të shtetit të Serbisë, të përfshirë në masakra, gjenocid dhe krim, nuk mundë të ketë marrëveshje dhe pajtim

Me Vuçiqin në krye të shtetit të Serbisë, të përfshirë në masakra, gjenocid dhe krim, nuk mundë të ketë marrëveshje dhe pajtim

Hajrullah Tërnava

  • 24 June 2023 - 08:14

 

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Derisa të qëndron ky njeri në krye të këtij shteti të Serbisë, vështirë se do të vjen deri te një pajtim me Serbinë, sepse është pikërisht ky politikan një ndër ata të cilët i kanë nxitur dhe nisur ato lufta të shumta me shtetet tjera si fqinj, e që dikur ishin në po të njëjtin shtet të Jugosllavisë. Prandaj Serbia me këtë udhëheqës dhe të tjerë si ky që e udhëheqin shtetin e tyre, vështirë e ka të prosperoj me shtetet demokratike ndërkombëtare.

-Situata në të cilën tani xhindet Vuçiq me nacionalizmin e tij të tepruar, ai po dëshiron që gjithsesi ta realizoj qëndrimin e tij si nacionalist serb, që ta përvetësoj pjesën veriore të Kosovës me katër komunat ku shumica e banorëve janë serb, dhe insistimi i tij është që ta realizoj Asociacionin e komunave serbe të ngjashme me „Srpska Republika“ në BH, dhe në të ardhmen ato pjesë t’ia bashkangjes Serbisë, dhe me këtë veprim do ta bindte popullin e Serbisë se ai është kryetari i duhur i Serbisë që duhet gjatë ta qeverisë shtetin e Serbisë, dhe do të mbetej si njeriu që edhe pasi Kosova e shpalli pavarësinë e sajë në kufijtë e Kushtetutës 1974, që e njohën mbi 118 shtete, ai arriti t’ia kthej Serbisë këtë pjesë të rëndësishme që është mjaft e pasur me nëntokën e sajë! Kjo është çmenduria politike e nacional shovinistit Vuçiq. Ish shërbëtori besnik i Millosheviqit, është duke e përdorë strategjinë e tensionimit të situatës në veri dhe presionin për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si mjet për shpërqendrimin e vëmendjes së qeverisë së Kosovës për kushtëzimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes edhe me futjen ne agjendë të përgjegjësisë për krimet serbe të luftës, për zbardhjen e fatit të personave të pa gjetur dhe kompensimin e dëmeve, jo vetëm atyre materiale, por edhe morale, që janë viktimat e dhunës seksuale. Një nga pikat kryesore të marrëveshjes së Ohrit është edhe tema e krimeve serbe të luftës, zbardhja e fatit të të pagjeturve, zbulimi, identifikimi dhe kthimi i trupave e mbetjeve mortore në Kosovë, proces që duhet të realizohet me hapjen e arkivave të ushtrisë dhe policisë serbe, dëshmi kjo që automatikisht adreson pa asnjë dilemë edhe peshën ndërkombëtare të përgjegjësisë për krimin dhe gjenocidin serb të ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme në Kosovë, me qëllim të spastrimit etnik. Gjithsesi se duhet ti shërben Qeverisë së Kosovës kjo taktikë e paramenduar e qeverisë në Beograd për të vazhduar akoma më seriozisht dhe urgjentisht, për ta finalizuar faturën e dokumentuar të krimeve të luftës dhe padinë ndërkombëtare për krimet dhe gjenocidin e ushtruar, nga një shtet në krye të të cilit gjendet njeriu kryesor i ish regjimit të Millosheviqit dhe i cili bartë mbi vete edhe sot këtë barrë të trashëguar e të pa pastruar. Derisa të qëndron ky njeri në krye të këtij shteti të Serbisë, vështirë se do të vjen deri te një pajtim me Serbinë, sepse është pikërisht ky politikan një ndër ata të cilët i kanë nxitur dhe nisur ato lufta të shumta me shtetet tjera si fqinj, e që dikur ishin në po të njëjtin shtet të Jugosllavisë. Prandaj Serbia me këtë udhëheqës dhe të tjerë si ky që e udhëheqin shtetin e tyre, vështirë e ka të prosperoj me shtetet demokratike ndërkombëtare. Udhëheqësit e Kosovës duhet në çdo kohë ti mbrojnë interesat e tyre shtetërore dhe të punojnë në harmoni me ligjet dhe kushtetute e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".