Lexoni edhe:
Me urgjencë e pa vonesë, të goditen si me fshesë të gjithë banditët e fondeve të luftës në krye me Bukoshin, hajnat e kanë vendin në burg
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Nuk zgjidhet situata në Veri të Kosovës me Borela, Lajçaka, Grek apo Rumun që janë kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës! Ajo do të zgjidhet vetëm me Amerikan, Anglez, Gjerman apo edhe Austriak që janë bashkëthemeluesit e shtetit të Kosovës. Sa më parë të largohen Borel dhe Lajçak aq më shpejt situata do rregullohet në Veri të Kosovës, në të kundërtën do shkoj drejt një lufte të pashmangshme me pasoja katastrofale për mbarë Rajonin.
-Deklarata e njëanshme e Borrlit, si zakonisht, nuk është në favor të qesimit të situatës në Veri të Kosovës, por përkundrazi hedhje benzinë në zjarrin që po rritet dita-ditës. Tani më gjërat janë të kthjelltë si loti, Borell dhe Lajçak janë të njëanshëm, në mbështetje të hapur të bandave kriminale të shtetit serb i cili ne vazhdimësi bën agresion kundër Shtetit të Kosovës. Si mund ta quash jo të ligjshëm arrestimin e një banditi dhe banditëve të tjerë që sulmoj ushtarët e KFOR-it, Policin e Kosovës, gazetarë, civil dhe të tjerë? Me cilat ligje punoni ju z.Borel, të demokracisë Evropiane apo Ruse? Pse ju pengon marshimi i FSK-së në territorin e vetë edhe atëherë kur e njofton KFOR-in? Pse nuk po i ndaloni bandat kriminale të specializuar nga qendrat stërvitore speciale dhe të komanduara nga shtetit serb, kur në Kosovë i keni policin e EULEX-it dhe KFOR-rin?
Tani më shihet nga aeroplani se ju dhe kolegu i juaj Lajçak, me disa shtete të Bashkimit Evropian që janë kundër shtetit të Kosovës,nuk jeni fare të interesuar ta qetësoni situatën në Veri të Kosovës. Përkundrazi,të gjitha angazhimet tuaja dhe deklaratat e njëanshme në mbështetje të krimit që po drejton shteti serb në veri të Kosovës,vërtetojnë se ju po hidhni benzinë në zjarrin që ka ndezur shteti kriminal serb. Ky veprim i juaj dashtë apo pa dashtë qon në të njëjtën linjë politike me Rusin. E vetmja shpresë për ne shqiptarët, si çdo herë në Histori mbeten SHBA-të. Nuk zgjidhet situata në Veri të Kosovës me Borela, Lajçaka, Grek apo Rumun që janë kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës! Ajo do të zgjidhet vetëm me Amerikan, Anglez, Gjerman apo edhe Austriak që janë bashkëthemeluesit e shtetit të Kosovës. Sa më parë të largohen Borel dhe Lajçak aq më shpejt situata do rregullohet në Veri të Kosovës, në të kundërtën do shkoj drejt një lufte të pashmangshme me pasoja katastrofale për mbarë rajonin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".