Lexoni edhe:
Cili do të jetë çmimi i lirimit të tre policëve?!
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Serbët historinë e tyre e bazojnë në gojëdhëna dhe mite të rreme. E tillë është edhe Beteja e Kosovës e vitit 1389 në Gazimestan. Asgjë nga e gjithë kjo, së gjithçka është e sajuar dhe është pa fakte historike. Nuk ka burime kredibile , por narracione të përcjella sipas gojëdhënave. Betejën e Kosovës serbet e kanë humbur dhe e festojnë si betejë të fitores. Tashmë jemi mësuar më pafytyrësitë dhe poshtërsitë e Serbisë në etapa historike.
-Festa e Vidovdanit të cilën serbët e festojnë çdo vit në Gazimestan, këtë vit për shkak të gjendjes së krijuar sipas tyre në Kosovë, do të mbahet në Graqanicë. Kjo festë, duhet të ndalohet më ligj, dhe tu ndalohet hyrja e serbëve te Serbisë të cilët për çdo vit kanë përdorë ikonografinë millosheviqane ndaj shqiptarëve. Ka ardhur koha tu tregojmë serbëve dhe qarqeve të caktuara proserbe në Evropë, së Kosova ka zot shtëpie, së dimë dhe do të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë. Nëse deri tash edhe pse në kushtet e lirisë kanë shkuar punët shkel e shko, më pushtetin e Albin Kurtit, këto praktika anti Kosovë do të ndërpriten. Do të mësojë një herë e përgjithmonë Vuçiqi, së Kosova është sovrane dhe e pavarur. Fantazitë serbe për Jerusalemin serb, kanë përfunduar në vitin 1999. Kjo është e vërteta, e Serbia ende po jeton më iluzione për tokën e shenjtë serbe.
Cili do të jetë çmimi i lirimit të tre policëve?!Lexoni edhe:
Është e pabesueshme së si nuk po e kuptojnë realitetin e ri në Kosovë. Serbia e verbuar nga shovenizmi serbomadh, e ka humbur nacionalitetin e të menduarit. Nuk janë në gjendje të kuptojnë së situatat më konflikte që po I sajojnë përditë ne veri më bandat e tyre të ndihmuara nga bandat e Putinit, nuk do tu bëjnë punë.
Është shumë e çuditshme së si ende Evropa po ju beson budallakinave dhe poshtërsive të Serbisë, apo këto po ju hynë në funksione politike .Serbia është shtet kancerogjen në zemër të Evropës, e që nëse nuk operohet mirë , mund të sjellë pasoja fatale. Edhe Millosheviqi hyri në luftë më të gjithë, dhe Serbia u bombardua nga NATO. Të njëjtën rrugëtim është duke e ndjekur edhe pasardhësi I tij, çetniku Vuçiq. Edhe Millosheviqi ishte bazuar në mitologjinë e rreme serbe, dhe kishte dalë humbës. Këtë luftë për pansllavizëm do ta humbas edhe Aleksandër Vuqiqi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"