Kriminelët e luftës nuk mundë të shëtisin lirshëm e të pa ndëshkuar në Kosovë, politikanët e shantazhuar e të korruptuar kishin edhe skenar për ti amnistuar

Kriminelët e luftës nuk mundë të shëtisin lirshëm e të pa ndëshkuar në Kosovë, politikanët e shantazhuar e të korruptuar kishin edhe skenar për ti amnistuar
Kriminelët e luftës nuk mundë të shëtisin lirshëm e të pa ndëshkuar në Kosovë, politikanët e shantazhuar e të korruptuar kishin edhe skenar për ti amnistuar

Dardan Grapci

  • 29 June 2023 - 07:40

 

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Politika është dashur që kaherë të largohet nga ndikimi në sistemin e drejtësisë, të ç’kapet nga drejtësia, sidomos që nga Pavarësia e Kosovës, në vitin 2008 ) e këndej. Është e pa logjikshme dhe pamoralshme që dështimet në këtë sistem të drejtësisë ti adresohen përbërjes së tanishme të Qeverisë. Dihet mirëfilli se këta politikan që janë sot në opozitë, janë ata të njëjtit që e kanë sjellë Kosovën dhe Drejtësinë në këtë gjendje të mjerueshme.

-Këta politikan qe sot po e akuzojnë qeverinë aktuale , të kishin punuar në këtë drejtim gjatë viteve të kaluara, sot situata më ndjekjen e kriminelëve të luftës do të ishte shumë e avancuar dhe do të kishim edhe shumë plagë të luftës për të cilët do të mundë të shoshim se janë shëruar. Tani më për shkak të mos pasjes së vullnetit politik dhe tolerimit të lëvizjes së lirë e të pa penguar, edhe të kriminelëve më ordiner të luftës, për të cilët ka pasur prova për tu dëshmuar, sot kur të njëjtit arrestohen përballemi me situatë të tensionuar. Sikur drejtësia me kohë ti kishte ndjekur krimet dhe kriminelët e luftës, edhe në Graçanicë, dhe në Mitrovicën Veriore do të ishte një gjendje më ndryshe dhe pa probleme.

{

}

Prandaj duke e parë situatën në Kosovë , Policinë e cila dita ditës po angazhohet për ta ruajtur stabilitetin, rendin dhe ligjin e Kosovës, duhet që Qeveria tu krijon kushte më të mira, tu rritet paga. Lufta kundër krimit zhvillohet edhe duke mbështetur policët, gjyqtarët e prokurorët, me masa shtesë të stimulimit. Arrestimet e këtyre muajve që po ndodhin ndaj kriminelëve Serb, që kanë marrë pjesë në krimet e luftës në Kosovë kundër civilëve, nuk duhet të bëhen çështje politike, por duhet që çdo parti politike të bashkohet dhe ti ndihmojë Qeverisë për kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që kanë bërë krime lufte në Kosovë kundër popullatës civile. Protestat e serbëve në Graçanicë si shenjë pakënaqësie është thjeshtë edhe një urdhër i Vuçiqit në krye me krerët e listës serbe Igor Simiqin, Petar Petkoviqin dhe Goran Rakiqin. Këta të tretë duhet urgjentisht të hetohen nga Shërbimi Sekret i Kosovës dhe pastaj të arrestohen për destabilizim të situatës në Kosovë. Faktori ndërkombëtar duhet te kuptoj qe ne Kosove ekziston Ligji dhe mbi ligj nuk është askush, prandaj kërkojë nga qytetaret e Kosovës qe te jene gjak-ftohet, ta ruajnë qetësinë, dhe mos te bien pre e provokimeve nga Serbia dhe Serbet. Gjithashtu faktori ndërkombëtar duhet të kuptoje se serbët që jetojnë në Kosovë nuk janë të rrezikuar nga shqiptarët, por nga vetë Serbia në bashkëpunim me kriminelët e luftës të cilët lirshëm po jetojnë në Serbi. Policia e Kosovës t ka njoftuar të mërkurën se ka arrestuar një serb në Graçanicë, nën dyshimet se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile. Bëhet fjalë për Dragisha Milenkoviq, dhe pas arrestimit të tij, disa serbë e kanë bllokuar rrugën në Graçanicë. Duhet thënë hapur se ndërhyrja e politikës në drejtësi, në procesin e zbulimit dhe ndëshkimit meritor të autorëve të krimit, e ka dëmtuar shumë këtë nevojë për shërimin e plagëve të luftës, kur dihet se një pjesë e madhe e popullatës civile serbe në Kosovë ishin të mobilizuar në formacionet ushtarake e policore, dhe të njëjtit e kanë bartur edhe bajrakun përndjekjes dhe përfshirjes në aktet e rënda të krimit ndaj fqinjëve dhe bashkëqytetarëve të tjerë të cilët me dekada kanë bashkëjetuar, por regjimi serb i ka kthyer në instrument të vetin për të ndjekur popullatën civile, djegur e masakruar, kurse mos ndjekja e tyre për një kohë të gjatë nga institucionet e drejtësisë ka ndikuar që shumë fakte e dëshmi të zbehen, të vdesin dëshmitarët dhe kështu pozita e viktimës përballë drejtësisë në masë të madhe është dobësuar

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".