Lexoni edhe:
Kosova po tregon e dëshmon se është dhe po funksion si shtet, për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vetë
Shkruan:ANALISTI - Hasan Preteni
Ata që krijuan pasuri të patundshme në mënyrë joligjore, ata që ndërtuan në Brezovicë në mënyrë joligjore, ata kishin mjete me i korruptua zyrtarët komunal, ata edhe kanë para që ti blejnë gjyqtarët e korruptuar të Sistemit Gjyqësor të dështuar.
-Ky është rast i krimit te organizuar, ky është sistemi mafioz i krijuar ndër vite në Kosovë. Rasti i transplantimit kinse përfundoi pas më shumë se një dekade, rasti i pasaportave më shumë se shtatë vite. Rastet; toka,veteranët, stendat dhe të gjitha rastet tjera të filluara me pompozitet po e marrin epilogun e njëjtë. Përfundim lirues, shfajsues apo vjetërsues.
Mafia vepron në këtë mënyrë; përfaqësues nga të gjitha institucionet pajtohen që të shkelin ligjin ( polic, zyrtar komunal e qeveritar, gjyqtar e prokuror) kanë vjedhur shumë dhe ka për të gjithë! Rasti Brezovica filloi me pompozitet, e përgëzova publikisht prokurorin e rastit, filloi mirë dhe shih tani çka po ndodhë. Film veç i parë më herët, aktorët e ndryshëm me metoda të njëjta po veprojnë edhe përfitojnë shumë duke mos rrezikuar fare. Këta faqezi po e keqpërdorin edhe situatën e përgjithshme politike dhe krizën në veri. Ujku kërkon mjegull!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"