Pse miku i Kosovës, presidenti Klinton e viziton këtë javë Tiranën e jo Kosovën?!...
Agim Bajrami
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Ish presidenti i SHBA-ve para se të urdhëroj NATO-n të zhvilloj fushatën e bombardimeve të Serbisë kishte vizituar Vatikanin dhe aty ishte takuar edhe me shenjtoren Nënen Tereza,ku Nëna Tereza i ishte lutur presidentit Klinton ,të ndihmoj, siq thoshte Nëna Terezë , ' popullin tim shqiptar të vuajtur dhe të përndjekur, nga Serbia'. Fushata e bombardimeve ndaj caqeve ushtarake dhe policore ndaj Serbisë kishte zgjatur 78 ditë kur edhe u dëbuan definitivisht Serbia, nga administrimi i Kosovës, nga qershori i vitit 1999.Dhe menjëherë pas luftës presidenti Klinton kishte vizituar Kosovën e lirë ku edhe shqiptarët ishin kthyer nga dëbimet e tyre .Klinton ndër tjera tha; " ne çliruam Kosovën dhe popullin shqiptar,ju duhet të bëni ndertimin e paqës dhe demokracisë"...As një politikan shqiptarë dhe as populli shqiptarë,porosinë e presidentit Klinton nuk e muar si mesazh që ka të bëjë për ardhmërinë e tyre.Lidershipi politik ,si ai i paqës e i luftës të shfrenuar mbas luftës së egër ndërmjet veti për benificione të pushtetit,populli i shfrenuar në anarkinë e tyre të mendësisë fisnore e primitive as që u mendua ndonjëherë për punë,përgjegjësi dhe disiplinë ndaj ardhmërisë së tyre.Filloj korrupsioni masiv,krimi i organizuar, shfrenimi i përgjithshëm,
droga, e prostitucioni ,dhe e gjithë ajo që ishte bërë nga ndërkombëtarët , politikanët kosovarë e prezantonin në publik, si meritë të tyre, madje edhe vetë çlirimin e Kosovës,siq thonin "komandantët e luftës" të shndërruar në politikan ,çlirimin e Kosovës e përktheni, si meritë të tyre.
DHE Ç'FARË MESAZHI ,
PRESIDENTI KLINTON PO JEP PËR KOSOVËN NGA TIRANA?
- Kosova është në rrezik të shpërbërjes si subjektivitet juridik ndërkombëtar;
- Shqipëria duhet të përgatitet për çfardo opsioni destabilizues të Kosovës, dhe me mundësi të luftës ballkanike;
- Shqipëria ,duhet të organizohet në koordinim të thellë me bashkësinë ndërkombëtare dhe të ndërmerr rolin e përgjegjësisë, gjatë zhvillimeve të mundshme ,duke u përçuar mesazhe të kjarta, politikës kosovare, për rreziqet që do të mund të pasojnë nga mos koordinimin e veprimeve me faktorin e bashkësisë ndërkombëtare.
- Kosova nga faktori ndërkombëtar po cilësohet si faktor destabilizuese e paqës dhe sigurisë në rajon nga edhe mund të prodhojë dëme të pa riparueshme për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj....
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"