![](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/03/200x200_flamurii1688363092.jpg)
Lexoni edhe:
Flamuri i Kosovës duhet të valon edhe në ato komuna ku aty janë të zgjedhur kryetarët e komunitetit serb
Shkruan:Dr.Gurakuç Kuçi
Serbia po ndjek në mënyrë aktive strategjinë që dërgon çështjen e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare, mundësisht një konferencë që ka fuqinë për të përcaktuar rezultatin e luftës së vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, aty të përfshihet edhe Kosova. Shtatorin e kaluar, ndërsa vendet demokratike vendosën sanksione ndaj Rusisë, Serbia nënshkroi publikisht një marrëveshje për të koordinuar politikën e saj të jashtme me Rusinë.
-Sipas burimeve të cituara nga “Evropa e Lirë”, Rusia i ka kërkuar Serbisë të mos e pranojë marrëveshjen e Brukselit dhe ka propozuar shtyrjen e saj deri në vendosjen e një “rendi të ri botëror”. Edhe pse Serbia e pranoi teknikisht marrëveshjen e Brukselit, ajo qëllimisht u përmbajt nga nënshkrimi i saj, duke mohuar kështu juridiksionin e marrëveshjes. Për më tepër, Serbia vazhdimisht ka shprehur rezerva për marrëveshjen, duke e cilësuar atë të pazbatueshme dhe të parakohshme. Ajo ka përdorur manovra të ndryshme për të shmangur pranimin e plotë të marrëveshjes, duke e cilësuar atë të pranueshëm si një koncept dhe jo si përmbajtje.
Strategjia kryesore e Serbisë duket se sillet rreth manipulimit të Perëndimit. Ndërsa Perëndimi ndaj Serbisë po përdor politikën e “paqëtimit” dhe përpiqet të përfshijë Serbinë në rrethin e sigurisë së NATO-s, Serbia, në realitet, po angazhohet në një projekt të koordinuar me Rusinë. Kjo qasje manipulative tregon se Serbia synon të ruajë besimin e Perëndimit duke ndjekur interesat e veta në bashkëpunim me Rusinë. Si rezultat, çdo konferencë ndërkombëtare lidhur me Kosovën që devijon nga marrëveshja e Brukselit dhe marrëveshja zbatuese e arritur në Ohër, duhet të konsiderohet e papranueshme. Kosova duhet t’i përmbahet me vendosmëri këtyre marrëveshjeve, duke u siguruar që ato të mos komprometohen apo tejkalohen në asnjë moment. Vlen të theksohet se historikisht, territoret shqiptare i janë nënshtruar ndarjes përmes kongreseve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".