SHBA-ja dhe Evropa duhet ta parandalojnë urgjentisht projektin ruso-serb për për 'Serbinë e madhe' në rajonin e Ballkanit!

SHBA-ja dhe Evropa duhet ta parandalojnë urgjentisht projektin ruso-serb për  për 'Serbinë e madhe' në rajonin e Ballkanit!
SHBA-ja dhe Evropa duhet ta parandalojnë urgjentisht projektin ruso-serb për  për 'Serbinë e madhe' në rajonin e Ballkanit!

Agim Bajrami

  • 04 July 2023 - 07:44

 

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Bashkësia ndërkombëtare , nuk mund të mendoj për momentin, se po bënë politikë të balancuar për mbajtjen e paqes ballkanike, duke i stimuluar dhe shtuar apetitet serbe për “Serbinë e madhe” por duhet të kuptojnë që Evropa dhe SHBA-të , me shpejtësi po i nxisin luftërat e sërishme ballkanike me mundësi edhe të luftës së tretë botërore, kur dihet fakti , se nga Ballkani, kanë filluar lufta e parë dhe e dyta botërore. 

- "Republika Srpska" etniteti ligjor i marrëveshjes së Dejtonit për federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës(BH), ka nxjerr vendim, të mos zbatohen aktet ligjore të gjykatës kushtetuese, dhe organeve tjerat të federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës në territorin e etnitetit të 'Republikës Srpska'.Përfaqësuesi i lartë bashkësisë ndërkombëtare. (PLB) për Bosnjën e Hercegovinës, i cili në bazë të 'marrëveshjes së Dejtonit' ,e ka mandatin, ti anuloj të gjitha vendimet e dala nga ndonjë organ i institucioneve të BH, e të cilat bien ndesh me Marrëveshjen e Dejtonit , dhe kushtetutën e federatës së Bosnjës e Hercegovinës.

Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar për Bosnjë dhe Hercegovinë z.Schmidt ka prurë vendim, dhe ka anuluar 'vendimin e parlamentit' të Republikës Srpska, përmes të cilit vendim të parlamentit të Republikës Srpska, ndal së vepruari të gjitha vendimet dhe aktet ligjore të institucioneve federale të BH për territorin e etnitetit serb në Banjallukë.

Përfaqësuesi i autoritetit të 'Republikës Serbska' e ka kundërshtuar vendimin e zyrës së përfaqësuesit ndërkombëtar (zpn) për BH ,duke e cilësuar si të pa ligjshëm, dhe në kundërshtim me vullnetin e popullit serb ,dhe 'vendimi i Schmidit' sipas Dodikut pro rus,nuk paraqet kurrfarë efekti juridik për 'Republikën Srpska' në Banjallukë. Bashkësia ndërkombëtare, si gjithnjë ,e tolerojnë,Serbinë përmes të gjitha formave, madje edhe të gjenocidit , te realizoj projektin e Serbisë së madhe në Ballkan. Tani , në vend që bashkësia ndërkombëtare ti dënojnë autoritet e “Republikës Srpska” dhe të Republikës së Serbisë ,të cilët veprojnë në bashkëpunim të ngushtë me njëri tjetrin; Dodik,Vuqiç, dhe Putin,bashkësia ndërkombëtare ka zgjedhur, ti dënoj viktimat e Serbisë dhe Rusisë, Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën. Bashkësia ndërkombëtare, edhe më keq, i vënë sanksione Kosovës, e cila përpiqet të mbrohet nga aktet agresive të Serbisë,e cila përmes minoritetit serb në Kosovë dhe bandave kriminale e grupeve terroriste të dërguara nga Serbia dhe Rusia, po sulmojnë,qytetarët, e zyrtarët e organeve kushtetuese të Kosovës, me qëllimin e ndarjes apo ripushtimin e Kosovës me synimin, për krijimin e 'Serbisë së madhe' në Ballkan mbi bazën e programit të botës serbe, "ku është një serb apo varr serb është Serbi". Bashkësia ndërkombëtare , nuk mund të mendoj për momentin , se po bënë politikë të balancuar për mbajtjen e paqes ballkanike, duke i stimuluar dhe shtuar apetitet serbe për 'Serbinë e madhe' por duhet të kuptojnë që Evropa dhe SHBA-të , me shpejtësi po i nxisin luftërat e sërishme ballkanike me mundësi edhe të luftës së tretë botërore, kur dihet fakti , se nga Ballkani, kanë filluar lufta e parë dhe e dyta botërore. Paqja dhe siguria rajonale dhe më gjerë, arrihet vetëm duke e kufizuar projektin serb për luftën për zgjerim territorial, në dëm të fqinjëve , mbi bazën e projektit sllav, të botës ortodokse' - ruso-serbe në Evropë,sipas të cilët veten e konsiderojnë viktimë e aleancës perëndimore. Dhe , a po e nxitin dhe mbështesin, 'bashkësia ndërkombëtare' luftën e tretë botërore, përmes lejimit të përpjekjeve për realizimin e botës ruso-serbe sipas projektit sllav ortodoks në Ballkan dhe Evropë , në dëm të fqinjëve të tyre; Kosovës,Malit të Zi,Bosnjës dhe Hercegovinës në fazën e parë nga agresioni serb, dhe më vonë , ndaj Maqedonisë së veriut,Kroacisë me mundësinë edhe ndaj Shqipërisë, për dalje në detin Adriatik. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".