Kulmi i hipokrizisë është ky, kur ata që vodhën dhe shkatërruan shtetin shtiren e zhurmojnë, çakërdisen e dalin si mbrojtës të tij

Kulmi i hipokrizisë është ky, kur ata që vodhën dhe shkatërruan shtetin shtiren e zhurmojnë, çakërdisen e dalin si mbrojtës të tij
Kulmi i hipokrizisë është ky, kur ata që vodhën dhe shkatërruan shtetin shtiren e zhurmojnë, çakërdisen e dalin si mbrojtës të tij

Gani Qarri

  • 07 July 2023 - 07:39

 

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Vetëm në Kosovë ata që vodhën shtetin, nënshkruan marrëveshje tradhtare, shitën tokat e Kosovës, angazhuan ministra të veçantë dhe paguan firma të huaja për ndarjen e saj, e quajtën veriun e vendit tonë, tokë të Rankoviqit, i shkruan letra Aleancës Veriatlantike, për mos dërgimin e ushtrisë në atë pjesë legjitime, ata të cilët përderisa vet udhëhiqnin shtetin, vodhën, plaçkitën e përvetësuan çdo gjë, prishën edhe parkun kombëtar duke ndërtuar Vila milionëshe me leje dhe ligje të shtetit të Serbisë, nënshkruan marrëveshje konspirative me Vuçiqin etj, etj, çuditërisht në Kosovë quhen opozitë dhe trajtohen si oponencë “zyrtare” politike!?

- Në cilindo vend tjetër, ku funksionon si duhet rendi dhe ligji, njerëz të cilët i kanë falë 2500 hektar tokë FYROM-it, 8500 tjerë Malit të Zi, kanë shkelur ligjin duke nënshkruar dhe miratuar në Kuvend me shumicë votash në bashkëveprim me Listën serbe, marrëveshje kundër kushtetuese për bosnjëzimin e vendit me “zajednica”, kanë paguar firma të huaja, për propagandimin e ndarjes së shtetit dhe kanë dërguar letra sekretarit të NATO-së, për mos-dërgimin e ushtrisë në një pjesë legjitime të shtetit, do të përfundonin në burg dhe kurrë më, nuk do të guxonin të merreshin me politikë, udhëhiqnin parti apo edhe të pretendonin ta kenë fjalën “vendimtare” për çështje madhore të ati populli dhe shteti. Për aq më tepër, njerëz të llastuar me frizura të pispillosura si Abdixhiku, që megjithëse me prejardhje, thuhet se vije nga Lugina, ai kurrë nuk ka sakrifikuar, asnjë fije floku, jo vetëm për Kosovën, por as për vendlindjen e tij të origjinës, kur nisin aventura koti, si loja e fundit që është e destinuar të dështojë që nga fillimi, dhe atë në emër të LDK-së për të mbledh bashkëmendimtar kritik ndaj Qeverisë Kurti, kjo e bën një popull të qesh me sjelljet e tij prej kalamani dhe adoleshenti të llastuar politik, duke u katapultuar në krye të partisë, pa qenë kurrë aktivist i rryer i saj! Madje habit shumë fakti, kur ai thotë se loja e tij, qenka luftë për ta rrëzuar Qeverinë dhe përvetësuar çelësin e marrjes së pushtetit, për tu bërë bashkë me dy partnerët tjerë edhe më të çuditshëm dhe më haramash se vet abdixhiku, në opozitë, me të cilët dashka ti plotësoj pikë për pikë kërkesat sado të dëmshme qofshin ato për Kosovën, ani pse ato adresohen prej Aleksandër Vuçiqit e Edi Ramës dhe vetëm sa transmetohen nga ndërmjetësuesit proserb në dialog, tërësisht në dëm të Kosovës dhe në interes të Serbisë! Sikur mos të mjaftonte gafa e parë e manekenit të pispillosur, të katapultuar, para ca kohe, nga jugo-komunisti dhe kryekeqpërdoruesi i 3%, të mërgimtarëve, Isa Mustafa edhe në postin e kryetarit të ish Lidhjes Demokratike, e cila në fakt, derisa ishte e tillë, njihej si partia më e madhe në Kosovë, duke folur pas takimit që kishte me “gazetarë e opinionistë" të “shartuar” me lek, në Kosovë, tha se iniciativën e tij "për dalje nga kriza" do ta diskutojë edhe me Presidenten Osmani, pa treguar se a është konsultuar me Presidenten para se ta shpikë një gafë të tillë. I pari i LDK-së, i cili megjithëse nuk njihet ta ketë bërë namin ndonjëherë, në asnjë nismë, e më mirë, të mos flasim fare për bëmat e tij, në politikën qesharake që udhëheqë, thotë se në gjendjen e rëndë nuk mund të qëndrojë "duarkryq" dhe ajo që ka bërë, është vendimi i turpshëm për bojkotimin e mbledhjeve të Kuvendit, ani pse ai dhe deputetët e LDK-së, nga Kuvendi marrin paga të majme, të taksapaguesve të Kosovës, në mënyrën më të pamerituar. Kryemanekeni i LDK-së, shkon edhe më tej, duke demonstruar trimëritë e tij me deklarata lufte, se i paska shpallur “mejdan” edhe pozitës, i cili as që e sheh për partner bashkëpunimi Qeverinë e ligjshme e legale të Kosovës, gjë që na fut në dyshime të mëdha se mos ndoshta edhe ky, bashkëvepron me Vuçiqin dhe qeverinë e Serbisë, për ta dëmtuar Kosovën, pasi që nuk e flet kurrë, asnjë gjysmë-fjale për gjendjen e mjerueshme nga shtypja dhe represioni që u bën Vuçiqi bashkëvendësve të tij në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe të gjitha trevat e banuara me shqiptar në Kosovën Lindore. Abdixhik trimi, na lë fare pa mend, kur i ngre krahët me pompozitet si gjeli në pleh, dhe kërcënon se Kosova nuk do të jetë peng i një ideologjie, sepse paska njerëz azganë si-ai, që i dalin zot, megjithëse para disa ditësh, ai kishte paralajmëruar iniciativë me angazhim mbi partiak, me disa pika gjoja për dalje nga kriza, "izoluese e tensionuese", e Qeverisë së Kosovës me aleatët historik, siç e quan ai. Gjatë ditës së shtunë Abdixhiku, tha se sipas tij, këtë iniciativë ai e ka marrë qysh “në javën e kaluar” me qëllim të nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror për një rrugë të re për Republikën e Kosovës. Por vetë falenderimi i formës "shqipërim-arifqe", i "efendi" Abdixhikut, nuk përfundon këtu, ai shkon edhe më tej, duke thënë qysh ditën e parë; "Jam i lumtur me reagimin e parë publik ndaj vet iniciativës" se kinse, ai ka marrë mbështetje të madhe nga aktorët e ftuar.“ Përsëritja e hiperbolizimeve nga ana e tij vazhdon me frazat tanimë të njohura demagogjike të cilat për popullin e Kosovës, ka kohë që janë bërë shumë të mërzitshme dhe tepër bajat si shprehjet e kurtuazisë së Abdixhikut: "Jam i lumtur me mbështetjen e gjerë nga aktorët për këtë qëllim", "Jam i bindur se shoqëria kosovare ka masën kritike të domosdoshme brenda saj, për të bërë gjënë e duhur në momentin e duhur" Dhe ky është momenti i duhur”, etj, pa e ditur as vetë se a është plotësisht ashtu si thotë ai, apo edhe kjo është mënyrë demagogjike e të folurit të tij, për ti qitë opinionit edhe një herë, Hi-Syve, në mungesë të thellë, të ideve prosperuese politike!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".