Lexoni edhe:
Turi djallëzor dhe hipokrit i Edi Rames!
Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari
Mos të harrojmë se pastrimi i fundit etnik në Kosovë ndodhi më 2 dhe 3 shkurt në veriun e Kosovës kur Serbët në koordimin të ngushtë me KFORIN Francez por edhe me bashkëpunëtorët e saj Hashim Thaçin, me Kadri Veselin dhe me Agim Çekun ndoshta këta tret të mashtruar, u bë pastrimi etnik i Veriut kur nga bandat e MUP- it serb u vranë dhjetëra e u plagosën qindra dhe i dëbuan mbi 15.000 qytetar civil shqiptar nga vatrat, shtëpitë , banesat, trojet e tyre në Veriun e Mitrovicës.
-Serbia deri tani e ka llogarit veriun e Kosovës si territor të vetin pasi një gjë të tillë në heshtje ja ka lejuar edhe KFOR- i Francez dhe politikanët e korruptuar të Prishtinës, e disa nga ata si Thaçi, Veseli, Çeku ishin edhe nëpunës të shërbimit sekret Francez DGSE që nga 1998 e këndej.
Turi djallëzor dhe hipokrit i Edi Rames!Lexoni edhe:
Sa i përket retorikës së Vuçiqit e cila nuk dallon shumë nga retorika e opozitës së Kosovës dhe e Edi Rames, është e kuptueshme pasi deri më sot qeveritë e Kosovës përpos që ishin të korruptuara ishin edhe të varura nga votat e Listës Serbe dhe nga bizneset që politikanët e Kosovës i kishin në Veriun e Kosovës, duke bashkëpunuar ngushtë me bandat e Radojçiçit dhe Veselinoviçit, që nga vjedhja e transporti i xehes së Trepçës, shtrimi i rrugëve, ndërtimi i ndërtesave kolektive Serbe në veri, kontrabanda e armëve , e drogës, e cigareve, alkoholit, e barnave e prodhimeve kimike, e deri te tregtia me imigrant.
Sa i përket ankesave dhe gënjeshtrave të Vuçiqit kinse për dhunë e për pastrim etnik si NATO,KFOR,EULEX,,BE dhe Amerika i din të gjitha mirë se është rrenë e kulluar e Beogradit dhe pos Britanisë të gjithë po heshtin. Mos të harrojmë se pastrimi i fundit etnik në Kosovë ndodhi më 2 dhe 3 shkurt 2000, në veriun e Kosovës kur Serbët në koordimin të ngushtë me KFORIN Francez por edhe me bashkëpunëtorët e saj Hashim Thaçin, me Kadri Veselin dhe me Agim Çekun ndoshta këta tret të mashtruar, u bë pastrimi etnik i Veriut kur nga bandat e MUP- it serb u vranë dhjetëra e u plagosën qindra dhe i dëbuan mbi 15.000 qytetar civil shqiptar nga vatrat, shtëpitë , banesat, trojet e tyre në Veriun e Mitrovicës.
Serbja sulmet dhe propagandën e kanë detyrë shtetërore dhe politike që në hije e mbështetë Akademia e Shkencës dhe sidomos Kisha Ortodokse Serbe që jeton në shekullin e 21 por mendjen e ka ende në mesjetë, te pushtimet e Car Dushanit. Mua nuk do të më befasonte që Serbia të inskenoj dhe të vret edhe qytetar Serb vetëm që ta fajësoj Kosovën e cila duhet të armatoset mirë dhe shpejtë, dhe të jetë e gatshme që ta mbron vendin, territorin dhe qytetarët tanë , pa marr parasysh se çka na “këshillojnë” sot miqtë që për ta larguar Serbin nga bota Ruse po e krijojnë ndoshta pa vetëdije botën Serbe e cila nuk ndryshon shumë nga Bota Ruse, pasi janë bota të njëjta.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".