Lexoni edhe:
Shteti serb nuk ndalet me përkëdhelie të BE-së dhe të SHBA-ve nga agresioni nacional-terrorist ndaj Kosovës
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Hartimin e draftit për asociacionin e ka në kompetencë dhe mandat vetëm Komisioni përkatës, nën monitorim të MAPL-së. Pra është e dijshme kush duhet ta bënë me kompetencë atë dokument. Të gjitha draftet tjera që mund të hartohen janë ofrim i shërbimeve të mira, por asgjë më shumë e asgjë më pak. Pra kjo dihet.
-LDK ka filluar iniciativën pot tash mbetet të shohim se ku do të del, edhe pse LDK nuk mundë të kthehet në një lëvizje gjithë popullore si në vitin 1989. Pra kjo është krejt një tjetër kohë. Kosova ka institucione, ndonëse normal që çdo kontribut i LDK-së është i mirëseardhur dhe jo vetëm, por i të gjithë atyre që donë të kontribuojnë për vendin.
Kosova është në krize dhe nën sanksione, e tash rrugë dalin boll, por asnjë e duhur pasi që Qeveria është zhytë në probleme të mëdha, ku tash përveç Serbisë, kundërshtar e ka tërë bashkësinë ndërkombëtare. Dorëheqja është e domosdoshme e nevojshme e arsyeshme, në të kundërtën Kosova do të zhytet edhe më shumë në sanksione , sa më shumë që zgjatë kjo pakënaqësi masat do të vijnë duke u shtuar akoma.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"