Lexoni edhe:
Mandati dhe kompetenca për propozim draftin e Asociacionit vetëm në kuadër të qeverisë, iniciativat nga të tjerët të dobishme për studim dhe konsultim
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Sa qesharak, po aq edhe absurd është propozimi i LDK-së, që vjen nga nënkryetari Lutfi Haziri, që ky subjekt politik ta merr përsipër një iniciativë të hartimit dhe prezantimit të draft statutit për asociacionin. Ata që kanë shkaktuar dëme me marrëveshjen e nënshkruar, nuk e kanë të drejtën për të folur, kritikuar e kinse propozuar dokumente për ta gjetur zgjidhjen, sepse marrëveshjen kundër kushtetuese, të konstatuar nga Gjykata Kushtetuese, atë vetë e kanë nënshkruar dhe në Kuvend e kanë ratifikuar.
-Si duket nënkryetari i LDK-s Lutfi Haziri ka harru që njerëzit e tij partiak e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje ku është sot.
Draft dokumenti propozuar i LDK-s nuk duhet të merret aspak në konsideratë, sepse me këtë draft dokument LDK-ja e ka në synim krijimin e ZAJEDNICES, ku në Kosovë do të bëhet edhe më zi se në Bosnje e Hercegovinë. Prandaj çdo kërkesë-propozim nga LDK, nga PDK, apo edhe nga ndonjë subjekt tjetër që tash janë opozitar e dikur ishin pushtetar, subjekt politik që tenton për ta filluar fazën finale të asociacionit me shumicë serbe duhet të refuzohet e mos pranohet.
Qeveria e di më së miri kompetencën dhe obligimin ligjor e kushtetues, ekspertët mundë të ndihmojnë e këshillojnë me profesionalizimin e tyre. Gjithashtu kryetarët e komunave me shumicë serbe që i kanë fituar zgjedhjet duhet urgjentisht ta tërheqin mbrapa nënshkrimin për krijimin e këtij asociacioni që mundë të jetë katastrofal për Republikën e Kosovës dhe qytetaret e saj. I vetmi propozim që mund të funksionoj në Kosovë është ai një modeli që do të dilte nga një grup punues në kuadër të iniciativës së Procesit të Berlinit. Alternativat tjera vetëm që do të nxisin destabilitet dhe hunë mes shqiptarëve dhe serbëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"