U shua Gani (Qemal) Badallaj, lexoni se çka bëri për Kosovën, për Zhurin,Verrinin e deri në Maki të Kalabrisë, të Jeronim De Radës

U shua Gani (Qemal) Badallaj, lexoni se çka bëri për Kosovën, për Zhurin,Verrinin e deri në Maki të Kalabrisë, të Jeronim De Radës
U shua Gani (Qemal) Badallaj, lexoni se çka bëri për Kosovën, për Zhurin,Verrinin e deri në Maki të Kalabrisë, të Jeronim De Radës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 09 July 2023 - 13:58

Shkruan: Reshat Badallaj - Zhurniani

Dje, shtepine e Qemal Badallajt e kaploi zymtesia. Konaku i Qemalit u be hijerende.Zymtesia e kaploi edhe  Zhurin, Verrinin edhe krahinen e Lumes. U shua aksedentalisht ne shtepine e tij ne Zhur. Dite me pare, u lirua nga burgu shumevjeçar. Vdekje e rendw serish hyri ne kete familje se pak kohe me pare i vdiq nipi teper i ri dhe ishte prekur shume rende.

Kush ishte Gani Badallaj?

Lagjja Badallaj  eshte lagjja me e madhe ne Zhur,por ne tere ate krahine gjendet jo larg malit qe nuk ka  mehalle deri ne Shqiperi. Ne kete bjeshke lisat i leshojn rrenjet aq thelle qe nuk pyesin aske. Dhe ne kete shtepi jetonte Qemali i Veliut qe njihet ne ket ane. Qemalit dhe gruas se tij i lindin pese femije njeri pas tjeterit; Ganiu, Sanie,Selmani, Aliti dhe Ahmiti.

Ganiu ishte i pari sipas radhes, i lindur me 1 fror 1956. Kur i bie koka per toke per here te pare dhe degjohej zeri foshnjarak  kuptohet se eshte djal, xha Qemali e merre mamzerren e krahut dhe kete gezim e shoqeron  me krisma pushkes sa qe kete zhurme mamzerre e percjellin lisat deri ne Shqiperi.

Ganiu, shkollen fillore e kryen ne Zhur per te vazhduar shkollen e mesme ne Prizren. Mirepo, kushtet u bene sebep qe te nderpres shkollen e kap strajcen e kurbetit dhe ja le shenden pragut te shtepise dhe shkon ne Beograd, ku punonte babai i tij ne firmen "Kongrap"

Atje nuk rri gjate dhe i pari regjistrohet per te ikur ne Irak qe i dergonte firma. Nga atje nuk kthehet me ne Beograd, por shkon ne disa vende te Evropes dhe ne fund ndalet ne Zvicer. Atje jo qe vetem punon ne kantier ndertimi mirepo tregohet nder me dalluarit dhe rreshtohet ne rrafshin kombetar. Ishte edhe djali me i madh i familjes,por ishte te thuash edhe baba se vellezerit kurre nuk e kundershtuan dhe nuk i´a kthyen fjalen. Nuk benin as gek e as mek.U tha u be!

Do e priste Ibrahim Rugoven, Fehmi Aganin, Edita Tahirin dhe shume e shume te tjere qe kane shkelur ate toke Helvetie. Doren ne zemer une e kritikova me nje raste duke i thene:"...Gani nuk ka gje nga kjo parti me beso dhe ik... Ay fliste heshtur dhe me tha: O Resh (keshtu me quante Resh), e di po me beso se tere kete mund e bej per Kosoven, Zhurin dhe ne rrafshin kombetar...".

Te gjithe ata qe kane zbarkuar nga Prishtina dhe jo vetem nga Prishtina nuk e kane lene pa e takuar Ganiun dhe natyrisht shpenzimet kane qene te atij dhe te vellezerve te tij. Doren ne zemer ka shume familje atje por kur i kane ra ziles nuk e kane hapur deren jane fshehur si ata zagaret shehrit.

Ganiun nuk e ze vendi vend dhe dukej se nuk po bene mjaftueshem per Kosoven edhe pse hap nje firme te veten serish nuk ishte i kenaqur dhe vendos qe tere familjen ta kthej ne Kosove duke thene :Me mire balta e vendit tend se mjalta e vendit te huaj" dhe kthehet ne Zhur, serish duke hapur nje kantier ndertimi qe punonte ne shume vende te Kosoves.

Te gjithe ate qe punonte nuk i fuste ne shtepi, punonte per Kosoven. Merreni me mend vetem nje gje. Kur Serbia fashiste mbylli shkollat dhe arsimtaret mbeten pa rroga. Ganiu, hapi kuleten dhe i paguante nga xhepi i tij qe rralle kush e bente ne Kosove. Nuk ishte nje ,dy,tre..po te gjithe arsimtaret qe kishin nevoje..

Per aktivitet te mos flasim sepse jane te panumerta, po i permendim vetem disa qe nuk i ka bere asnje firme se te mos flasim individ.

Ganiu me shpenzimet e veta Zhurin dhe shoqerine artistike e çon ne Makia te Jeronim De Rades.

E mundonte shume per te gjithe ata te gjakut te arberit ka ishin degedisur ne Itali, Greqi dhe me larg. Shoqerine Kulturore "Emin Duraku" te Zhurit, dhe jo vetem keta, i merre dhe niset neper Shqiperi andej Drinit, neper ujerat e Adriatikut dhe ndalet ne vendin Maki te Kalabrise, atje ku lindi dhe u rrit poeti Jeronim De Rada. Resh edhe kete qe e kisha enderr me mundonte shume e bera. Ne Gjermani jo vetem ne jug, po erdhi deri ne veri, ne Hanover duke e shfaqur dramen "HANA" te shkruar nga Remzi Ademaj, qe mne vone do hy ne historine shqiptare KOMANDANT "PETRIT KODRA", tani hero i kombit, ishte ne konakun tim me Sahit Kurtajn, Bashkim Hoxhajn dhe Murat Ajazajn...

Klubi futbollistik "VELLAZERIA" e Zhurit, luante futboll ne ligen e qarkut, bile here luante e here nuk luante. E merre Ganiu me shpenzimet e veta dhe ajo qe nuk pritej dhe nuk e besonte askush "VELLAZERIA" hyne ne ligen e pare te Kosoves dhe dallohej per suksese se Ganiu kishte dicipline,rregull dhe donte vetem pune. Ishte njeri teper i qete vetem qeshej. E ofendove e shave nuk bente ze qeshej se keshtu e ka burri thoshte. Jo qe nuk kishte force, ishte i fuqishem si div qe i bente ball edhe Majk Tajsonit ne ring,por nuk i fuste mend te ngatrrohej me kedo. Mirepo, ja teprove, te ky nuk ka patur dy fjale, te shtrinte per toke si qen...

Prekazin historik nuk e vizitoi veten, morri nga te gjitha moshat ne Zhur dhe ne fshatrat perreth, pleq,pensioneret,invalidet te luftes, me autobus dhe nisej atje

Ganiun do e ze belaja aksidentalisht dhe bie ne burg

Kur u lirua nga burgu dite me pare, u gezuan te gjithe te asaj ane te me tej. U gezova edhe une dhe e morra ne telefon live. I erdhi mire dhe si gjithmone, O Resh, po si je more burre, nuk po e leshon priten, nuk po plakesh. I morra nje nga nje vellezerit e tij dhe muhabeti shpertheu ne humor. He, kur do vish me pyeti se me ka marrur malli te rrijm bashke, te gjitha shkrimete tua i lexoja ne burg. He, nuk me priti, me "tradhetoi" vdekja e tij aksidentalisht. Sulm ne tru dhe bie nga balkoni. Dergohet ne spitalin e Prishtines, ben ç´mos, po nuk ishte me kismet te zgjohej. Vdiç! Zhuri dhe e gjithe ajo ane, ne Kosove dhe ne Diaspore, u tronditen. Po, mendoj se vdekja eshte ligj, qe nuk kemi nga te fshihemi, ka te ikim. ajo nje dite do na gje, por lumi ay lumi kush le vepra te mira. Ganiu na la, po ne nuk do e lem do e kujtojm brez pas brezi...

Duke qene i vetedijshem ne kete rast dua te jem i kujdeshem sepse jam burre i krahines se Lumes dhe i di zakonet, ndaj nuk do e pershkruaj se si ndodhi. Do i vuaj disa vite burg. Sa ra ne burg, u pa mungesa e keti burri dhe  Zhuri mbeti pa prijes. U munduhen disa qe rrinin neper çajtore dhe merrnin neper goje hallkun e asgje me shume.

Shoqeria Artistike "Emin Duraku", ndjeu mungesen e tij, "Vellazeria", klubi futbollistik nuk ishte me ay qe luante ne ligen e pare e luante ndonje loje te "Lugi i keq", ne koder te Billushes, e ndonje loje te oborri i shkolles...

Ne Prekazin historik te komandantit legjendar, Adem Shaban Jasharit, nuk i dergoi me kush qe i dergonte me autobus, Shkonte dikush me limuzine dhe bente foto per Facebook

Ka shume per te shkruar dhe se i di qe do i hy ne borxh, po nuk po e lem me kaq, do shkruajm se e meriton. Veshet me bejn nga zeri yt:"O Resh, kur do vish, me ka marrur malli..." He, ç´te them tani une ...!

Ne fund, i shprehu ngushllimet e mia me te thella, familjes se komshiut tim, BADALLAJ dhe te gjithe atyre qe e kane njohur. Me ka mbetur peng qe nuk ndodha aty te pakten nje grusht dheu per t´ia hedhur siper varrit.I qofte dheu i lehte i Shqiperise etnike. Qofte i Xhenetit,shpirti i befte drite, qofte pranw te Madhit Zot!

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Hannover, 9 korrik 2023

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"