Nënshtrimi ekonomik i Kosovës ndaj Serbisë e krijon edhe nënshtrimin politik dhe juridik të vendit
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Në raport me shtetin serb, jo vetëm në fushën politike, por në veçanti edhe në atë ekonomike, Kosova është tërësisht e nënshtruar ndaj shtetit serb.Firmat e Kosovës, si ETC, Devolli, Superviva, Vivafresh, Interex, HIB, Albi Mall, Emona etj., të mbështetur në faktin e përfitimeve me çdo kusht, e kanë bërë vartësinë totale ekonomike të Kosovës nga Serbia.
-Të dhënat flasin se Kosova vetëm në (6) gjashtë mujorin e parë të vitit 2021 ka importuar mbi 200 milionë mallra nga Serbia. Po kështu konstatohet se eksporti nga Kosova në Serbi është vetëm disa milionë, apo 20 herë më pak.Ky disproporcion tregon një vartësi totale ekonomike të Kosovës nga Serbia. Këtej, krijohet edhe baza e vartësisë politike e juridike, e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me vartësinë ekonomike. Gjendja e tillë obligon Qeverinë e Kosovës në marrjen e masave në dogana dhe në taksa duke i rritur për të ndaluar këtë importim të pa kontrolluar dhe shumë të rrezikshëm edhe për shtet. Këtu duhet të shërbej si shembull politika ekonomike e SHBA-ve kundruall BE, Kinës, Kanades, Meksikës etj, ku Qeveria e Presidentit i ka rritur taksat deri në 25%, për të bërë barazimin me mallrat e vendit, respektivisht të SHBA-ve. Mbi këtë politike të reciprocitetit ekonomik kërkohet të vepron edhe Qeveria e Kosovës.Mallrat serbe duhet për të hyrë në Kosovë të nënshtrohen dy veprimeve të domosdoshme:
1. Kontrollit të kualitetit të mallrave, sepse këto mallra, duket se nuk e kanë kualitetin e duhur, nga se prodhohen në linja të veçanta për tregun e Kosovës dhe
2. Kërkohet që Qeveria ta rritë doganën dhe taksen për mallrat e Serbisë në përmasa të barazimit me mallrat e vendit, për të qenë mallrat e vendit konkurruese në treg.
Këto masa do të bëjnë barazimin e mallrave në treg. Përndryshe, duke ia lënë këtë veprim mafiozit kriminal, të tipit të ETC-së, Devollit etj., vetëm kriminalitet do të ketë dhe vartësia është në maksimum. Këta mafioz ndalen me masa të politikës fiskale dhe me masa penale që duhet shteti ti ndërmerr. Nëse këto dy masa nuk veprojnë mbi veprimet kriminale, krimi dhe korrupsioni nuk njeh kufi dhe vartësia e Kosovës ndaj Serbisë bëhet totale. Kështu duhet të veprohet aktualisht. Kosovës i duhet një mbrojtje ligjore e ekonomisë vendore nga jashtë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".