Lexoni edhe:
Aktakuza e parë kundër Shpend Ahmetit ish kryetar, moment i duhur për ta deshifruar dhe zbuluar lidhjen e tij 8 vjeçare për dy mandate, me nëntokën e krimit të organizuar
Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava
Situata në të cilën gjendet tani Kosova, ku Serbia i ndërmerr veprimet kriminale ndaj shtetit tonë, duke e sulmuar territorin tonë si dhe KFOR-in dhe policinë tonë, dhe në këto momente në vend që si pozita njashtu edhe opozita të ishin të bashkuara dhe në çdo mënyrë ti mbronin interesat e Kosovës, tani opozita po e luan rrolin destruktiv dhe kjo po i shkon për shtati dhe në favor të Serbisë.
-Se këto sjellje të opozitës janë kundër interesit të shtetit, këtë mirë po e kupton edhe populli-elektorati, gjë që në zgjedhjet e ardhshme nëse opozita e vazhdon lojën e sajë kështu si deri më tani, të gjitha gjasat janë se në zgjedhjet e radhës opozita ka me pësua debakël edhe më të theksuar se në zgjedhjet e fundit ku pozita e tashme i fitoj zgjedhjet me mbi 50%. Këtë fakt duhet prandaj ketë parasysh opozita sepse edhe tani së fundmi janë mbajtur sondazhe lidhur me këtë çështje, dhe qysh tani ato sondazhe po e zvogëlojnë votën e opozitës në nivele shumë më të ulëta se në zgjedhjet e fundit.
Prandaj lojën që po e bënë opozita duhet ta ndryshojnë sepse duke i pritur debakël i thellë për zgjedhjet e radhës, nëse shkohet me këtë metodë të deritashme, prandaj edhe tash shtrohet pyetja se cili do të jetë çmimi të cilin do ta paguajnë partitë politike të opozitës të cilat janë bashkuar për ta bojkotuar punën e kuvendit, procesin vendimmarrës, duke vendosur për të mos e votuar asnjë dokument, asnjë ligj dhe propozim tjetër të Qeverisë së Kosovës, me kërkesën destruktive dhe ultimative për shpërbërjen të Kuvendit dhe shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Seanca e fundit e Kuvendit e ka dëshmuar se këtë kërcënim opozita është duke e zbatuar e bashkuar. Pas dështimit të mbledhjes së kryesisë, për shkak të bojkotit të opozitës, loja ka vazhduar në Kuvend, ku opozitarët kanë marr pjesë në seancë sepse e kanë obligim për mëditje të cilat duhet arsyetuar, kanë diskutuar e kritikuar por asnjë marrëveshje ndërkombëtare me interes për shtetin dhe qytetarët, dhe asnjë ligj të vetëm nuk e kanë votuar, duke kërkuar nga mazhoranca mocion për shpërbërjen e Kuvendit dhe krijimin shkuarjen në zgjedhje të reja. Me këto sjellje të opozitës gjithsesi se do ti kthehet bumerang i rëndë politik me kosto të votës kjo sjellje kaq arrogante e opozitës, në kohën kur kërkohet unitet i madh politik i partive tona, para sfidës së dialogut me Serbinë dhe vendimeve që duhet të merren, ne një situatë të tensionuar dhe shtetit të kërcënuar pa ndalshim nga ish shteti gjenocidial Serbia, pikërisht për shkak të disa marrëveshjeve që opozitarët i kanë nënshkruar dhe e kanë vendosur shtetin në peng dhe treg, situatë nga e cila vetëm me unitet, me pranim të gabimeve mundën me u ballafaquar dhe jo duke shantazhuar e bllokuar jetën institucionale të shtetit, me qëllim të vetëm të kapjes së sërishme kriminale të pushtetit. Këto sjellje të opozitës po na japin me nënkuptua se opozita si pushtetarë e mëparshme shumëvjeçare që e ka qeverisur shtetin e Kosovës, po ata pushtetar duke e zhvatur Kosovën, tani janë multi milionerë dhe pse jo miliarderë, prandaj tani e kanë frikën se kjo qeveri në pushtet në vazhdimësi duke i luftua veprimet kriminale edhe në të kaluarat, e kanë frikën se atyre do t’iu konfiskohet ajo pasuri e përfituar jashtëligjshëm, dhe po ata do të japin përgjegjësi se si e kanë zhvatur shtetin me ato veprime kriminale dhe po ata i pret dënimi i paraparë sipas ligjeve të Kosovës, prandaj këto sjellje të tanishme të parlamentarëve na japin me nënkuptua këtë frik të tyre që do tua shkakton kjo qeveri në pushtet, dhe opozita sillet kështu si deri më tani, por me këto sjellje ajo po shkakton irritim të masës së popullit e cila në zgjedhje të radhës do ta ndëshkoj me votën e saje po këtë opozitë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".