Kush kontribuoj në 3% e fondit privat të Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës në diasporë, si u ble shtëpia e Isa Mustafës e Bujar Bukoshit në emër të ambasadës së Kosovës?!
Agim Bajrami
Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami
Më kujtohet kur një mik i imi më ftoj të takohem në klubin e Kosovës në Dortmund ,dhe gjatë ndejës në atë klub me mikun ,pasi shumë herë kishin fatin të punojmë bashkërisht në institucionet gjermane,atë natë zhvillohej fushatë në klub për mbledhjen e parave sipas porosive manipulative të Bukoshit dhe Isa Mustafës ,në emër të blerjes së truallit dhe shtëpisë për ambasadën e Kosovës në Bonn, ishte diku viti 1995. E pyeta krye iniciatorin , se për ç'far ambasade po mendon , kur Kosova është e okupuar , më parë vendi duhet të lirohet, e pastaj të njihet shteti, dhe krejt atëherë mund të mendohej për ambasada. Krye iniciatori i Bukoshit iku në heshtje dhe shkoj në tavolina tjetër me lista në dorë, duke i bindur bashkatdhetarët, se ai ka dhëne 3000- DM ky e ai e ajo, dhe tjetri më shumë dhe kështu me radhë për ti bindur për marrje të parave në emër të blerjes së shtëpisë për ambasadën e Kosovës që nuk ishte shtet. Dhe ajo shpi është blerë me manipulimet e Bukoshit dhe Mustafës dhe këta e dinë kush është pronarë nga parat e diasporës në emër të ambasadës së Kosovës .
- Si gjithnjë kriminelët i shfrytëzojnë situatat e ndjeshme të shoqërisë ,dhe krizat e tyre dhe në emër të interesave kombëtare, hapin llogari apo konto me emërtime kombëtare si ;Fondi i Republikës së Kosovës , dhe fillojnë lansimin e fushatës për bindjen e njerëzve për derdhjen e parave te tyre jo vetëm të 3% për fondin e Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës, për të mbajtur luksin e tyre në Gjermani dhe kudo tjetër, ata dhe grupi i tyre asnjë ditë nuk kanë punuar për dhjetë vite në shtetin në të cilin kanë jetuar por kanë bërë lukse me parat e diasporës të cilët kontribuon në emër të lirisë së Kosovës. Diaspora ka kontribuar jo vetëm për 3%, por edhe për manipulimet e grupit mafioz të Bukoshit " Atdheu në rrezik" ku njerëzit dhënin para pa ndal ,minimumi ka qenë ,1000- DM por edhe " vendlindja thërret".
Kur unë punoja në policinë gjermane ,më pyeti kolegia gjermane, se a jep për 3% privat të atij " Bukoshit" në Bonn, që asnjëherë nuk i hapnin telefonat e zyrës , dhe koleges i thash se po, ajo më dha një gazetë "allgemiene zeitung" ku shkruane; " Përfaqësuesi i Rugovës në Bonn Bukoshi dhe grupi i tij, për aktivitetet me bashkatdhetarët e vetë , nga Bonni për në Shtutgard dhe anasjelltas, shkon me aeroplan , ndërsa, kancelari Kol ,udhëton me tren të lirë , ndërsa popullata në vendlindjen e Bukoshit ,vuajnë për bukë. Ky ka qenë aktiviteti i grupit të fondit mashtrues të Bukoshit dhe Isa Mustafës.
Më kujtohet kur një mik i imi më ftoj të takohem në klubin e Kosovës në Dortmund ,dhe gjatë ndejës në atë klub me mikun ,pasi shumë herë kishin fatin të punojmë bashkërisht në institucionet gjermane,atë natë zhvillohej fushatë në klub për mbledhjen e parave sipas porosive manipulative të Bukoshit dhe Isa Mustafës ,në emër të blerjes së truallit dhe shtëpisë për ambasadën e Kosovës në Bonn, ishte diku viti 1995.
E pyeta krye iniciatorin ,se për ç'far ambasade po mendon , kur Kosova është e okupuar , më parë vendi duhet të lirohet, e pastaj të njihet shteti, dhe krejt atëherë mund të mendohej për ambasada.
Krye iniciatori i Bukoshit iku në heshtje dhe shkoj në tavolina tjetër me lista në dorë, duke i bindur bashkatdhetarët, se ai ka dhëne 3000- DM ky e ai e ajo, dhe tjetri më shumë dhe kështu me radhë për ti bindur për marrje të parave në emër të blerjes së shtëpisë për ambasadën e Kosovës që nuk ishte shtet. Dhe ajo shpi është blerë me manipulimet e Bukoshit dhe Mustafës dhe këta e dinë kush është pronarë nga parat e diasporës në emër të ambasadës së Kosovës .
Edhe kur filloj lufta ,të rinjtë e diasporës me zemër të sinqertë, i pushtuan aeroportet e shteteve evropiane, për t'ju bashkuar fronteve të luftës, dhe edhe miku im Haruni ,i cili vdiq në luftën e Koshares , duke lënë pas vetes , imazhin e mirë te kolegët e punës gjermanë, gjatë përkthimeve dhe ndejave, edhe për kontributin material qoftë të 3% ,të vendlindja thërret,atdheu në rrezik ,mbajtje të familjeve në Kosovë, dhe solidariteti me njerëz në nevojë në Kosovë ,pjesëmarrje nëpër tubime për çështjen e lirisë së Kosovës nëpër takime të institucione gjermane e evropiane.
Dhe kjo është diaspora që dhanë, dhe u flijuan për Kosovën ,ndërsa manipulantët në emër të lirisë së Kosovës përmes Fondeve ,Bujar Bukoshi e Isa Mustafa ,në diasporë dhe brenda në Kosovë përfituan, ata dhe grupi i tyre edhe duke i zënë poste politike më të larta edhe në shtetin e Kosovës manipulantët.
Më kujtohet kur një bashkatdhetarë po më merr në banesë në telefon dhe i cili kishte lënë porosinë në sekretarin teknike të telefonit"të lutëm lajmërohu kur të kthehesh nga puna" .E marr në telefon ,dhe miku ishte i mllefosur ,ai kishte kontribuar shumë për Kosovën , më thotë" a e pave çka i bëni Bukishi Rugovës, nuk ja pagoi hotelin , u deshtë të organizohemi ne disa, dhe t'ia paguajmë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit gjatë një vizite zyrtare në Evropë dhe Amerikë".Unë iu përgjigja mikut ,jo nuk di, por do të takohemi dhe bisedojmë më detajisht.
Dhe kështu ka vepruar Bukoshi përmes manipulimeve të tyre, edhe me Ministrinë e Mbrojtjes ,të financimit të FARK-ut ,ti jepi paret por nuk ti jepi, ndërsa njerëzit ishin nëpër fronte të luftës, a nuk kishin municione dhe as ushqime themelore... Diaspora ndihmonte vazhdimisht me të gjitha mundësitë,ndërsa mafiozët, Bukoshi e Mustafa, bënin jetë në Gjermani dhe manipulonin me parat e diasporës,dhe më vonë për tu kthyer në Kosovë, dhe prapë përmes parave të diasporës u pasuruan dhe zënën postet më të larta shtetërore. Bile ky mafiozi Mustafa ,operacionet e sëmundjes së tij dhe të gjitha shpenzimet mjekësore në Gjermani i ka mbuluar nga parat e diasporës të këtij fondi,ku tani ky e mohon ndihmën e diasporës. Dhe tani mjerimi më i madh na qenka se kur komunisti dhe islamisti, Isa Mustafa, po shkruan librin për, se si " diaspora nuk paska kontribuar për lirinë e Kosovës dhe shtet ndërtimin". Tmerri i Kosovës me këta manipulantët e llojit të Mustafa e Bukoshi!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".