Koordinim më ndërkombëtarët për stabilizimin e situatës në veri hap pas hapi pa asnjë devijim

Koordinim më ndërkombëtarët për stabilizimin e situatës në veri hap pas hapi pa asnjë devijim
Koordinim më ndërkombëtarët për stabilizimin e situatës në veri hap pas hapi pa asnjë devijim

Blerim Burjani

  • 13 July 2023 - 15:22

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Koordinimi i ngushtë me ndërkombëtarët, për tu ballafaquar dhe stabilizuar situatën në veri është i domosdoshëm. Janë krijuar dhe janë sponsor të shtetit të Kosovës. Çlirimi perëndimor i Kosovës po e obligon shtetin tonë që të gjitha veprimet që duhet të bëhen në veri, apo në njohje të shtetit të Kosovës të shkoj në vazhdimësi me koordinim , me bashkëpunim dhe me këshilla që vijnë nga ana e tyre për gjithë kohën.

 

Pra shtetet e vogla, në këtë rast konkret edhe Kosova, duhet të iu subordinohen të mëdhave, dhe kjo po dihet qysh moti, se pa marrëveshje dhe pa lojalitet Kosova dhe asnjë shtet në rajon nuk mundë të hyj në BE e as në NATO. Kjo dihet botërisht cilido shtet ballkanik që e ndien se vetë mundet ti kryej proceset mbetet vetë dhe i pa përkrahur. Kjo tash më dihet kjo pune dhe kjo politikë. Nëse do karotë duhet me dëgjua, nëse nuk dëgjon të presin izolim dhe sanksione. Kjo politikë e dinozaurëve praktikohet më shumë se një shekull. Shtetet e vogla duhet që patjetër të dëgjojnë dhe zbatojnë kërkesat e të mëdhenjve. Nuk ka jo veç po dhe ani, kjo gjithmonë cilësohet si dobi e shtetit të dëgjueshëm. Edhe me rastin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor kjo po dihet se duhet dhe do të jetë kështu.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".