Lexoni edhe:
Hajnat e fondit 3% për të shpëtuar po e shfrytëzojnë gjyqësorin e lidhur me nëntokën kriminale që ja bënë avokatinë krimit të organizuar
Shkruan: Dr. Hysni Aliu
Marrëveshja ne mes Kosovës dhe Bashkësisë ndërkombëtare, në këtë rast BE, SHBA, për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, është mjaftë e rëndësishme. Tani më nuk flitet për largim të kryetarëve nga komuna por për zgjedhje të reja në të cilat do të zgjidheshin përfaqësuesit e shumicës në ato komuna.
-Unë, para disa javësh, pata propozuar një sistem të ri të dialogut dhe marrëveshjeve, ku Kosova do të negocionte drejtpërdrejtë me BE-në dhe SHBA- në, për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, sepse kjo do i mundësonte Kosovës zbatimin e atyre marrëveshjeve pikë për pikë, ndërsa BE dhe SHBA do të garantonin afatet kur do pranohej Kosova në institucionet ndërkombëtare deri në OKB. Siç duket kjo ka filluar të ndodhë së paku në këtë pikën për depërshkallëzim.
Pore, tani është tepër e rëndësishme që BE dhe SHBA të jenë garantues të implementimit të këtyre marrëveshjeve e jo të hyn tash sërish në negociata me Serbinë për gjëra për të cilat janë marrë vesh. Një veprim i tillë do humbte kredibilitetin e BE -së si një partner i besueshëm për të ndërmjetësuar dhe për të qenë garant i marrëveshjeve të bëra. Sjelljet e Republikës Serbe në Bosnjë, po e vërtetojnë edhe një herë që ka qenë shuam vendim i drejtë mbajtja e zgjedhjeve në veri pa pjesëmarrjen e serbëve. Si do sillet BE e SHBA, kur të njëjtin shembull të Kosovës, ata do ts përdorin edhe në Republikën Serbe? Së këndejmi, largpamësia dhe vendosshmëria e uniteti në perëndim dhe në aleatët e perëndimit siç është Kosova, janë esenciale për paqen në rajon e gjetiu në Evropë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".